Deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka nxitur reagime negative pasi aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj i është kthyer kunder shefit të qeverisë.
Deklaratat e Ramës për RTSH shkuan deri në ndërprerje të fondeve apo në rastin më të keq në mbyllje totale të televizionit publik.
Drejtuar Ramës në këtë shkrim, aktori shkruan se ky është një “dorëzim” nga kryeministri, i cili ndër rreshta refuzon t’i bashkohet BE-së, ose thënë me fjalë të tjera, si i vetmi shtet pa një televizion publik.
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis. Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik. Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës. Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi”, shkruan Mevlan Shanaj.












