Pasi Wanda Nara dhe Mauro Icardi u ndanë vitin e kaluar, u ndezën thashethemet për lidhjen e saj me këngëtarin L-Gante.
Por këtë javë shumë media janë duke përfolur për një romancë me biznesin argjentinas dhe me ish-bashkëlojtarin e Icardit, Keita Balde. Të dy lojtarët kanë luajtur së bashku në skuadrën e Inter-it në të kaluarën. Jordi Martin ka zbuluar se Wanda dhe Balde kanë bërë një udhëtim së bashku në Dubai.
“Sipas asaj që më thonë nga rrethi i Icardit, ajo ka ikur me një futbollist, ish-shok skuadre i Icardit, Keita Balde”. Gazetari argjentinas theksoi gjithashtu se Wanda Nara dhe Icardi janë përpjekur të rikthehen bashkë.












