Saturday, June 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pse ftesa e Trump për Edi Ramën “alarmoi” mediat greke

by Rilindje
15/02/2026
in BOTA
Pse ftesa e Trump për Edi Ramën “alarmoi” mediat greke

Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Uashingtonit.

Ishte vetë Rama ai i cili gjatë podcastit të tij “Flasim” bëri me dije se në datën 19 do të jetë në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e “Këshillit të Paqes”.

“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se…Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama ka bërë “xhiro” dhe në mediat e huaja. Ka qenë ajo greke “Protothema” e cila i ka kushtuar hapësirë kësaj vizite të kreut të qeverisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli i Protothema:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Presidentit të SHBA- së Donald Trump, i planifikuar për 19 shkurt, njoftoi ai në një podcast sot.

“Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Këshillit të Paqes dhe fillimin e aktiviteteve të tij”, tha ai në një intervistë me podkastin shqiptar Flasim .

Organi, i kryesuar nga Donald Trump, u krijua për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, por statuti i tij ka një qëllim shumë më të gjerë: zgjidhjen e konflikteve të armatosura në të gjithë botën.

Presidenti i Rumanisë do të jetë gjithashtu i pranishëm si vëzhgues.

Presidenti rumun Nicos Dan njoftoi sot nëpërmjet llogarisë së tij X se do të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Donald Trump më 19 shkurt si vëzhgues.

“Javën tjetër, do të marr pjesë në takimin e parë të Këshillit të Paqes në Uashington, duke iu përgjigjur ftesës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump”, shkroi ai në platformën e mediave sociale, pasi konfirmoi së fundmi se vendi i tij po shqyrton ende anëtarësimin në Këshill nën udhëheqjen e presidentit amerikan.

NGA KATEGORIA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…

17/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Po vjen i nxehti ekstrem/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…
AKTUALITET

Po vjen i nxehti ekstrem/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…

27/06/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

“Program i ri kombëtar!”/ Rama jep lajmin: Do të jetë ndërhyrje…

27/06/2026
Ikballe Huduti me deklaratë SKANDALOZE pasi u shpall “non grata”: Edi Rama e ka vendin në…
POLITIKË

Ikballe Huduti me deklaratë SKANDALOZE pasi u shpall “non grata”: Edi Rama e ka vendin në…

26/06/2026
Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në vitin…
POLITIKË

Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në vitin…

26/06/2026
Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…

26/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!