Thursday, July 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Shkarkimi nga Rama dhe SPAK kërkon arrestimin, reagon për herë të parë Balluku!

by Rilindje
06/03/2026
in POLITIKË
Shkarkimi nga Rama dhe SPAK kërkon arrestimin, reagon për herë të parë Balluku!

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi.

Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku ka folur në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj saj.

Balluku ka deklaruar se reforma e re në Drejtësi duhet që të jetë frymëzimi i këtij vendi.

Ndërkohë që ajo ka theksuar se vetë nuk ka për të përmendur prokurorë apo gjyqtarë në mënyrë që t’i anatemojë ata në punën e tyre.

Më tej, Balluku ka theksuar se ata duhet që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, njësoj siç ajo ka bërë punën e saj.

Balluku: “Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistent në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.

Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie europiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tillë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjykata publike, nga gjysmë të vërteta apo nga gënjeshtra. Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyq publik“

NGA KATEGORIA

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…
POLITIKË

Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…

02/07/2026
Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…
POLITIKË

Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…

02/07/2026
Dha lajmin e mirë/ Ministrja Ibrahimaj flet me SHIFRA: Mbi 33 mijë pensionistë…
POLITIKË

Dha lajmin e mirë/ Ministrja Ibrahimaj flet me SHIFRA: Mbi 33 mijë pensionistë…

02/07/2026
Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

A do japësh dorëheqjen? Rama nga Gjermania tregon VENDIMIN “final”…

02/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Qytetarët i kërkuan SPAK-ut të hetojë Ramën, kryeministri ironizon: Së shpejti do e…

02/07/2026
Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit në shtator…
EDI RAMA

Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit në shtator…

02/07/2026
Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…
AKTUALITET

Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…

02/07/2026
E papritur! Protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin e Muçin: Ik shporru…
AKTUALITET

E papritur! Protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin e Muçin: Ik shporru…

02/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!