Friday, October 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Shkarkimi nga Rama dhe SPAK kërkon arrestimin, reagon për herë të parë Balluku!

by Rilindje
06/03/2026
in POLITIKË
Shkarkimi nga Rama dhe SPAK kërkon arrestimin, reagon për herë të parë Balluku!

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi.

Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku ka folur në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj saj.

Balluku ka deklaruar se reforma e re në Drejtësi duhet që të jetë frymëzimi i këtij vendi.

Ndërkohë që ajo ka theksuar se vetë nuk ka për të përmendur prokurorë apo gjyqtarë në mënyrë që t’i anatemojë ata në punën e tyre.

Më tej, Balluku ka theksuar se ata duhet që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, njësoj siç ajo ka bërë punën e saj.

Balluku: “Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistent në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.

Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie europiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tillë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjykata publike, nga gjysmë të vërteta apo nga gënjeshtra. Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyq publik“

NGA KATEGORIA

E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…
POLITIKË

E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…

09/10/2026
Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…
POLITIKË

Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
POLITIKË

“Është në fazën finale”/ Ministrja jep LAJMIN E MIRË: Së shpejti, presim të ndodhë kjo gjë…

09/10/2026
Miratohet Reforma Territoriale! Balluku vjen në Kuvend, Braçe i befason të gjithë me votën…
POLITIKË

Miratohet Reforma Territoriale! Balluku vjen në Kuvend, Braçe i befason të gjithë me votën…

09/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…

07/10/2026
E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Do të vr***m shqiptarë deri sa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”/ Kush ALARMOI policinë në Shqipëri…
AKTUALITET

“Do të vr***m shqiptarë deri sa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”/ Kush ALARMOI policinë në Shqipëri…

09/10/2026
E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…
POLITIKË

E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…

09/10/2026
Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…
POLITIKË

Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…

09/10/2026
“Është mburrur me shokët”/ Eli Fara tjetër reagim për videot me Adi Hilën: Fajin e ka ky popull…
SHOWBIZ

“Është mburrur me shokët”/ Eli Fara tjetër reagim për videot me Adi Hilën: Fajin e ka ky popull…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
POLITIKË

“Është në fazën finale”/ Ministrja jep LAJMIN E MIRË: Së shpejti, presim të ndodhë kjo gjë…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT: Reagon Rama pasi “shkriu” 15 bashki: Mos bëni “hesape…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT: Reagon Rama pasi “shkriu” 15 bashki: Mos bëni “hesape…

09/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!