Monday, August 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama zbulon detaje: Pasi përfundon investimin, mund të marrësh titull…

by Rilindje
20/04/2026
in BOTA
Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo…

Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, kanë zhvilluar këtë të hënë takime me përfaqësues të agroturizmit në kryeqytet.

Rama shpjegoi më shumë detaje nga nisma e qeverisë ”Paketa e Maleve”, e cila sipas kryeministrit nuk ka për qëllim të ndihmojë kompanitë e mëdha, apo të japë territore publike për zhvillime private.

Ai tha se Paketa e Maleve ka lindur si nevojë për t’i dhënë zgjidhje një problemi që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konfliktet për pronat mes shumë familjeve, kryesisht në veri të vendit.

”Paketa e Maleve nuk është një paketë për kompanitë e mëdha dhe, aq më pak, një paketë për dhënien e territoreve apo trojeve publike për zhvillime private. Ky nuk është qëllimi dhe objekti i saj. Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konflikti i shumë familjeve në zona të caktuara të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje, të cilat nuk e kanë njohur ligjin 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën e tyre.

Problemi i trashëguar është se këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa dhe të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme, sepse nuk kanë një titull pronësie. Ne bëmë një përpjekje për ta adresuar këtë problem me një ligj të ri, të quajtur 20/20. Ky ligj kërkoi shumë kohë për t’u formuluar dhe nuk dha efektin që duhej të jepte, pasi prezumon dakordësinë me shkrim të të gjithë banorëve përreth. Për këtë arsye lindi Paketa e Maleve.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se shumë shqiptarë që janë në emigracion, apo që jetojnë në qytet, kanë toka ose shtëpi të vjetra, të cilat duan t’i zhvillojnë, por nuk kanë asnjë mundësi ta bëjnë këtë, sepse, edhe nëse i kanë paratë, nuk mund të marrin leje për shkak të mungesës së titullit të pronësisë. Me Paketën e Maleve, kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejt pranë bashkisë.

Bashkia e merr këtë shprehje interesi, e afishon në listë për 45 ditë dhe e bën publike, në mënyrë që kushdo që pretendon të kundërtën të ketë mundësi të reagojë. Ky ligj u shërben atyre që janë në toka të të parëve dhe që nuk kanë konflikte pronësie – dhe ka shumë raste të tilla. Brenda 45 ditëve duhet të paraqitet një kundërshti e argumentuar; nëse nuk paraqitet, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak e miraton dhe personi vazhdon me aplikimin.

Ky aplikim vlen vetëm për një gjë: për të aplikuar për të marrë leje ndërtimi për një projekt. Nuk mund të marrësh tokën për ta shitur, as për ta dhënë me qira dhe as nuk fiton menjëherë titull pronësie. Pasi projekti miratohet, mund të fillojë ndërtimi. Vetëm pasi përfundon ndërtimi jo më parë – merret titulli i pronësisë. Pra, nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë. Nëse në një moment të mëvonshëm, shfaqet dikush që pretendon të jetë pronari dhe e fiton çështjen në gjykatë, përgjegjësinë nuk e mban investitori, por shteti. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë. Në thelb, ajo është një paketë shumë pro biznesit”,-tha Rama.

NGA KATEGORIA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
BOTA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…

16/08/2026
LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…
BOTA

LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…

14/08/2026
Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…
BOTA

Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…

11/08/2026
Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…
BOTA

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…

11/08/2026
“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…
BOTA

“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…

09/08/2026
Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…
BOTA

Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…

09/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Manastirliun për Tiranën? Braçe flet për vendimin e Ramës: Nuk tërhiqem…
POLITIKË

Manastirliun për Tiranën? Braçe flet për vendimin e Ramës: Nuk tërhiqem…

16/08/2026
Kontrolle “blic”/ Policia e Shtetit në aksion! Vendos mijëra gjoba dhe bllokon…
AKTUALITET

Kontrolle “blic”/ Policia e Shtetit në aksion! Vendos mijëra gjoba dhe bllokon…

16/08/2026
Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…
AKTUALITET

Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…

16/08/2026
Zelensky tha në Serbi se Ukraina s’do e njohë Kosovën, Rama i përgjigjet ashpër: Çfarë turpi…
EDI RAMA

Zelensky tha në Serbi se Ukraina s’do e njohë Kosovën, Rama i përgjigjet ashpër: Çfarë turpi…

16/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Mjekësia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta doktori dhe ish-profesori i njohur shqiptar…

16/08/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
BOTA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…

16/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!