Thursday, May 14, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

A do të udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt Anglisë? Ambasadori britanik tregon gjithçka…

by Rilindje
14/05/2026
in BOTA
A do të udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt Anglisë? Ambasadori britanik tregon gjithçka…

Nicholas Abbott, ambasadori britanik në vendin tonë, deklaroi se nuk po ndalohen shqiptarët që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por autoritetet duan që atje të shkohet në mënyrë të ligjshme.

“Mendoj se kemi kritere të qarta. Në fakt, imigracioni i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është një çështje shumë e ndjeshme dhe ne po shikojmë politikisht që kjo po kthehet në diçka që si qeveria dhe partitë opozitare janë tej mase të përqëndruara. Prandaj, duhet menaxhuar me shumë kujdes dhe ka një numër shumë të madh të shqiptarëve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht me vizë, mund të shkojnë për turizëm, nganjëherë mund të shkojnë dhe për punë, pavarësisht se është e kufizuar, por ama ekziston. Nuk po them që është e lehtë për t’u bërë, sepse nuk është, dhe e di që ka dhe një kosto që përfshihet këtu, por nuk po përpiqemi që të ndalojmë shqiptarët që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk është ky rasti. Ne duam që ata ta bëjnë këtë, por në mënyrë të ligjshme. Ama, sfida jonë janë ata që shkojnë ilegalisht. Dhe këta shpesh punojnë në aktivitete të paligjshme”, tha ambasadori.

“Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne i shikojmë këto gjëra shumë rregullisht dhe siç mund ta imagjinoni kjo është një temë diskutimi edhe për mua. Por, dua të shpjegoj ndjeshmërinë që ekziston në Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje dhe e di që disa ndjehen që ne jemi në mënyrë të padrejtë duke shenjëruar shqiptarët. Në fund të fundit, ka një numër të madh shqiptarësh krahasuar me shtetësi të tjera që janë të përfshirë në aspekte që nuk duhet t’i bënin”, shtoi ambasadori.

Sipas tij, “ka njerëz që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fatkeqësisht nuk i kanë burimet financiare për ta bërë këtë ose ndoshta nuk i kanë marrëdhëniet me njerëz në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Ose ndoshta nuk japin arsyet e vërteta përse po shkojnë atje. Prandaj, jemi duke i parë këto gjëra nga shumë afër, por kjo nuk bëhet me qëllim për të shënjëstruar ndonjë popullatë në veçanti”, tha ambasadori.

NGA KATEGORIA

Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…
BOTA

Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…

13/05/2026
E quajti Gonzaton “ambasador i Ramës”/ Diplomatët e vendeve të BE i përgjigjen Sali Berishës…
BOTA

E quajti Gonzaton “ambasador i Ramës”/ Diplomatët e vendeve të BE i përgjigjen Sali Berishës…

10/05/2026
ZHVILLIM I FUNDIT/ Hantavirusi “afër” Shqipërisë, alarmohet Italia
BOTA

ZHVILLIM I FUNDIT/ Hantavirusi “afër” Shqipërisë, alarmohet Italia

10/05/2026
BE dritë jeshile Shqipërisë/ Lajm Fantastik! PE sapo miraton raportin “pro”…
BOTA

BE dritë jeshile Shqipërisë/ Lajm Fantastik! PE sapo miraton raportin “pro”…

05/05/2026
Kush është miliarderi dhe biznesmeni kinez që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
BOTA

Kush është miliarderi dhe biznesmeni kinez që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri

03/05/2026
Sateliti Albania 1 del nga orbita, eksperti: Është djegur në hapësirë që…
BOTA

Sateliti Albania 1 del nga orbita, eksperti: Është djegur në hapësirë që…

01/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

A do të udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt Anglisë? Ambasadori britanik tregon gjithçka…
BOTA

A do të udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt Anglisë? Ambasadori britanik tregon gjithçka…

14/05/2026
Edi Rama tregon për herë të parë PRAPASKENAT e takimit me Berishën në…
EDI RAMA

Edi Rama tregon për herë të parë PRAPASKENAT e takimit me Berishën në…

14/05/2026
E FUNDIT/ Qeveria Rama ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, çfarë do të ndalohet…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Qeveria Rama ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, çfarë do të ndalohet…

13/05/2026
VIDEO/ E bujshme! Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes, gjest i bukur nga…
POLITIKË

VIDEO/ E bujshme! Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes, gjest i bukur nga…

13/05/2026
Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e karburanteve: Nafta dhe benzina kushton…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e karburanteve: Nafta dhe benzina kushton…

13/05/2026
Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…
BOTA

Ka ngecur integrimi në BE? Deputetja e PS tregon gjithçka dhe zbulon të vërtetën…

13/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!