Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë bërë bashkë si rrallë herë duke votuar me 114 vota pro dhe 1 abstenim projektrezolutën e përbashkët për integrimin në Bashkimin Europian. I vetmi deputet që ka abstenuar ishte Bujar Leskaj.
Kujtojmë se më herët u raportua se demokratët dhe socialistët, ranë dakord në draftin final të rezolutës i cili u dërgua këtë mëngfjes në Kuvend. Dhe u shqyrtua gjatë seancës së sotme plenare, ku deputetë nga të dyja palët bënë i bënë thirrje njëri tjetrit të votonin këtë projektrezolutë.













