Sunday, July 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ilir Meta i dërgon LETËR Brahos të SPAK: Mos bëni…

by Rilindje
18/05/2026
in POLITIKË
Ilir Meta i dërgon LETËR Brahos të SPAK: Mos bëni…

Ish-presidenti Ilir Meta, i ka drejtuar një letër kreut të SPAK, Klodian Braho. Përmes kësaj letre ai kërkon publikimin e kontratës së lobimit të LSI-së në SHBA, në vitin 2016.

Presidenti i PL-së, i ka këkruar më tej Brahos që të mos bëhet asnjë kërkesë e re ndaj autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të dokumeneve, të cilat kanë lidhje me këtë kontratë lobimi të bërë nga LSI me GSIS.

“Në radhë të parë, unë kërkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, të mos bëhet një kërkesë e re për shtyrjen e bërjes publike të gjithë informacionit, që ka të bëjë me kontratën GSIS-LSI, pasi kjo do të bënte të pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura për këtë çështje, ndërkohë që çështja ka kaluar në gjykimin në themel” ka shkruar ndër të tjera Meta.

Meta ka cituar në letrën e tiij edhe një përgjigje të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, e cila i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.

“Në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara. Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024, drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare”, ka shkruar ish-presidenti në letër.

Më tej Meta është ndalur në një tjetër episod i cili lidhet me hetimet e SPAK, ku pretendon se prokurorët kanë informuar autoritetet amerikane se ai ka përdorur tre karta bankare amerikane, dhe sipas tij për këtë është qartësuar nga autoritetet e SHBA se në fakt përodimi i kartave është bërë nga Monika Kryemadhi.

NGA KATEGORIA

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026
“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…
POLITIKË

“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…

04/07/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij
POLITIKË

Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij

03/07/2026
ULTIMATUMI FINAL! Protestuesit i japin afat Ramës: “Nëse nuk jep dorëheqjen, të pret kjo gjë…
POLITIKË

“Përfaqësuesit e protestës takim me Ramën”/ Deputetja e PS jep lajmin: Jemi drejt dialogut…

03/07/2026
Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…
POLITIKË

Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Protesta po shfrytëzohet nga…
AKTUALITET

Aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Protesta po shfrytëzohet nga…

05/07/2026
Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Rama reagon pas lajmeve në “çmendura” në rrjetet sociale: Ja e vërteta! Asnjë…

05/07/2026
Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…
AKTUALITET

Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…

05/07/2026
Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026
Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…
AKTUALITET

Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…

04/07/2026
Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis
BOTA

Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis

04/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!