COELA nuk doli dje me një vendim për Raportin e IBAR për Shqipërinë, konfirmojnë burime diplomatike nga Brukseli.
Pritet që kjo çështje të jetë sërish në rend dite në mbledhjen e të enjtes. Po sipas këtyre burimeve, kanë mbetur ende disa shtete që nuk e kanë dhënë dritën jeshile për draftin.
Një ditë më parë Këshilli i BE në një reagim për A2 CNN, bëri me dije se: “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin në mbledhje“.












