Sali Berisha ka ashpërsuar deklaratat ndaj kundërshtarit politik, Edi Ramës, para protestës së 11 Shkurtit përballë Kryeministrisë.
Saliu i kërkoi Edi Ramës që të japë dorëheqjen pasi në të kundërt demokratët dhe militantët e tij do ta hedhin në Lanë.
Sali Berisha: “Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe shqiptarët do ta hedhin në Lanë. Largimi i Ramës me të gjitha mjetet demokratike, është misioni i të gjitha misioneve dhe qytetarëve e popullit opozitar.”












