Në ditën e 11-të të protestës mijëra qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar investimin e planifikuar në Zvërnec nga Ivanka Trump.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen mes protestuesve ka qenë prania e përfaqësuesve të familjes mbretërore.
Në mesin e qytetarëve të cilët rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, nisën marshimin nëpër Tiranë, të pranishëm janë parë Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, e cila është shtatzënë.
Ndërkohë nga ana tjetër protestuesit, pas dy orësh duke mbajtur fjalime para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.













