Aktorja mjaft e njohur shqiptare Rita Gjeka ka dalë haptazi në mbështetje të deputetes Marjana Koçeku, pas largimit të saj nga Partia Socialiste dhe debatit të shkaktuar ditët e fundit për mandatin e politikanes.
Në një reagim të bërë së fundmi në rrjet, aktorja ka dhënë një mesazh të qartë për Noemalsoren, për të cilën shkruan se që nga momenti që e ka njohur Marjana i ka krijuar asaj përshtypjen e një trimëreshe. Sot e kësaj dite e madha Rita Gjeka mban të njëjtin mendim për Marjanën.
“Mos e shit Martinen se ta vorfnon krahin. Kjo asht keshilla jeme per te tane protestuesit e sidomos per Marjanen – te cilen qe kur e kam njofte me asht duke trimneshe. Me vjen mire qe i kam ra n’te” shkroi Gjeka në reagimin e bërë ndaj Marjan Koçekut.
Reagimi i aktores vjen në një moment të ndjeshëm, pas vendimit të Koçekut për t’u larguar nga Partia Socialiste por me këmbënguljen për të vijuar aktivitetin e saj politik jashtë saj, duke shkaktuar reagime të shumta në politikë.












