Pasi iu bashkua protestës së mijëra qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama, deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ka bërë një reagim në rrjete sociale për pjesëmarrjen e saj.
“N’tribunën ma t’bukur t’demokracisë”, ka shkruar ajo shkurtimisht.
Kujtojmë që pjesëmarrja e saj në protestë vjen pasi ajo njoftoi disa ditë më parë se ishte larguar nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe se tashmë ishte deputete e pavarur.












