Wednesday, June 24, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Marjana Koçeku zbulon mesazhet dhe i shkruan letër të hapur Edi Ramës: Largohu! Je dehur thellë nga…

by Rilindje
23/06/2026
in POLITIKË
Marjana Koçeku zbulon mesazhet dhe i shkruan letër të hapur Edi Ramës: Largohu! Je dehur thellë nga…

Deputetja Marjana Koçeku, ka vendosur t’i shkruajë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, pasi u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke mbetur një deputete e pavarur. Ajo ndalet te protesta, kërkesat e qytetarëve, Shqipëria dhe në fund mesazhet private me Edi Ramën.

Ajo shkruan se populli shqiptar është lodhur nga indiferenca e politikanëve ndaj njerëzve, dehja dhe deliri i tyre në pushtet, duke përfshirë udhëheqësin socialist të Shqipërisë dhe gjithë klasën e vjetër politike.

“Zoti Kryeministër, brezi i ri, të cilit unë i përkas, nuk intimidohet ashtu si brezi i prindve tonë, i cili shpesh pranonte poshtnimin dhe shantazhohej nga nevoja për me mbijetue. Ky brez asht pa komplekse dhe kërkon me e manifestu energjinë dhe lirinë e vet pa u ba mashë e as hije e pushtetit”, shkruan Marjana Koçeku.

Deputetja e vetëlarguar nga Partia Socialiste, tregon edhe momentin kur vendosi të përfshihej në politikë, por edhe momentin kur u deklarua e pavarur; si dhe atë që ajo e quan tentativë për t’i marrë frymën çdo zëri ndryshe.

“Hymja jeme në politikë ka qenë nji vendim që më mori kohë për me e gjet guximin që ta bajsha atë hap, por largimi nga formacioni që ju keni ndërtue dhe që sot ndodhet në nji dehje të thellë pushteti, më kërkoi edhe ma shumë kohë derisa gjeta guximin për me e realizue. Për ata që pyesin pse nuk fola ma herët, përgjigjja nuk kërkon shumë kohë. Drejtuesit e grupit që lashë pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin, as ndjeshmëninë morale. Madje ata me çdo mjet përpiqen t’ia marrin frymën edhe tentativës ma të vogël për me qenë ndryshe, a me mendim të lirë”, vijon reagimi.

Marjana Koçeku e këshillon Edi Ramën që të bëjë ashtu siç populli po thërret prej më 22 ditësh nën zyrën e tij, që të japë dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë dhe të dorëzojë detyrën. Ajo zbulon edhe mesazhet me kreun e socialistëve, pasi vendosi të largohej nga partia.

“Në mesazhet e fundit që kena shkëmbye më keni thanë se kam me mbetë vetëm e pa besim dhe as njerëzit e maleve nuk kanë me më përfillë ma. Por unë nuk kam frikë me ecë vetëm, unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim.Sheshi po thërret me za eumenidje. Po i jep pushtetit mundësinë me vendosë drejtësinë. Prandaj si deputete e Kuvendit dhe si qytetare e Republikës së Shqipërisë, ju baj thirrje me vepru në emën të së mirës së përbashkët; në emën të asaj që asht dhe jo të asaj që ju mendoni se asht; t’i shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuej.”, përmbyll Marjana Koçeku.

NGA KATEGORIA

Protesta e së shtunës më e madhja në histori, kush “zbarkon” sot në Tiranë….
POLITIKË

E pabesueshme! Kush është “mes” turmës së protestuesve, ish-personaliteti i lartë…

23/06/2026
Do dalësh në shesh me protestuesit? Erion Braçe befason me fjalët…
POLITIKË

Do dalësh në shesh me protestuesit? Erion Braçe befason me fjalët…

23/06/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
POLITIKË

Kush do të jetë i radhës? Marjana Koçeku paralajmëron rebelim në PS: Së shpejti prisni…

23/06/2026
Gjin Gjoni befason për protestën: Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar…
POLITIKË

Gjin Gjoni befason për protestën: Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar…

23/06/2026
Rama ka “dy fjalë” për protestuesit/ Duan të bëjnë këtë gjë të keqe…
POLITIKË

Zbardhen 5 ULTIMATUMET e protestës: Nga dorëheqja e Ramës, deri tek…

23/06/2026
Del FOTO/ Nuk i ndahet turmës! Kush ishte personazhi “VIP” mes protestuesve
POLITIKË

Del FOTO/ Nuk i ndahet turmës! Kush ishte personazhi “VIP” mes protestuesve

22/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

3 ditë pas diskutimeve me grupin e PS/ Edi Rama nesër kryen LËVIZJEN e papritur…

23/06/2026
Protesta e së shtunës më e madhja në histori, kush “zbarkon” sot në Tiranë….
POLITIKË

E pabesueshme! Kush është “mes” turmës së protestuesve, ish-personaliteti i lartë…

23/06/2026
Shqipëria marrëveshje të bujshme, Rama jep LAJMIN: Do krijohet…
EDI RAMA

Shqipëria marrëveshje të bujshme, Rama jep LAJMIN: Do krijohet…

23/06/2026
LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar në qytetin…

23/06/2026
Do dalësh në shesh me protestuesit? Erion Braçe befason me fjalët…
POLITIKË

Do dalësh në shesh me protestuesit? Erion Braçe befason me fjalët…

23/06/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
POLITIKË

Kush do të jetë i radhës? Marjana Koçeku paralajmëron rebelim në PS: Së shpejti prisni…

23/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!