Dhuna e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komisariatin numër 3 të Tiranës, ka shkaktuar një irritim të figurave të njohura të së së majtës së politikës shqiptare, të cilët kanë dënuar haptazi situatën e djeshme.
Pak çaste pasi protestues të maskuar shembën derën dhe thyen xhamat e komisariatit, zv.kryeministrja Albana Koçiu ka dënuar haptazi sjelljen e qytetarëve.
Ndërsa e cilëson tubimin si një nga protestat më të turpshme, Koçiu nënvizon se qytetarët nuk kanë asnjë qëllim për të arrirë një të ardhme europiane.
Reagimi i Albana Koçiut:
Revolucioni dhe “Porositë” e Bufit”
Pa dyshim një nga protestat më të turpshme. Nisi si një shfaqje nekrofile në Bulevard dhe vazhdoi me akte dhune, të paralajmëruara që në fillim, me saktësi të habitshme.
Kjo mjafton për çdo qytetar të ndershëm që të kuptojë se këta jo vetëm që e morën peng protestën dhe e kthyen në një lëvizje të dhunshme, por nuk kanë asnjë qëllim për një të ardhme europiane.












