Thursday, July 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan

by Rilindje
09/07/2026
in BOTA
Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan

Pas përfundimit të Samitit të NATO-s, një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendje në mediat ndërkombëtare nuk lidhet vetëm me takimet diplomatike, por edhe me dhuratat e veçanta që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë liderëve pjesëmarrës.

Sipas raportimeve të mediave turke, Erdogan u dhuroi krerëve të shteteve dhe qeverive revolverë ceremonialë të personalizuar, të gdhendur me emrin e secilit lider. Bashkë me armët janë përgatitur edhe dokumentacionet përkatëse të eksportit, në mënyrë që ato të transportoheshin ligjërisht jashtë Turqisë.

Revolverët janë prodhuar posaçërisht për këtë rast dhe konsiderohen armë ceremoniale me vlerë të lartë, duke u cilësuar si një nga dhuratat më të veçanta diplomatike të samitit. Përveç tyre, liderët kanë marrë edhe një letër të firmosur nga Erdogan, si dhe librin në gjuhën angleze me titull “The Politics of Courage: Erdogan and the Rise of Turkiye”.

Një nga rastet që ka ngjallur më shumë diskutime është ai i kryeministrit britanik, Keir Starmer. Sipas raportimeve, revolveri i dhuruar për të nuk ka mundur të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi legjislacioni britanik nuk lejon importimin e armëve të zjarrit në formën e tyre aktuale. Për këtë arsye, dhurata është lënë përkohësisht në Turqi deri në gjetjen e një zgjidhjeje ligjore.

Mediat evropiane raportojnë se për shkak të vlerës së tyre të lartë dhe karakterit ceremonial, revolverët pritet të përfshihen në inventarët zyrtarë të shteteve ose të ekspozohen në muze, në vend që të mbahen si pronë personale e liderëve.

Dhuratat e presidentit Erdogan janë komentuar gjerësisht si një gjest diplomatik simbolik, që pritet të mbetet një nga momentet më të veçanta të Samitit të NATO-s, pasi vlen të theksohet se në samitet e mëparshme një armë e personalizuar nuk është dhënë asnjë herë si dhuratë nga krerët e vendeve mikrpitëse.

NGA KATEGORIA

Karburantet shtrenjtojnë çmimet në Shqipëri, ja me sa po tregëtohet nafta…
BOTA

Korriku nis me kaos! Lajm i keq dhe goditje e fortë, çmimi i NAFTËS po…

09/07/2026
A do anulohet projekti në Zvërnec? Balla e thotë në VENDIMIN në mes të Parlamentit Europian…
BOTA

A do anulohet projekti në Zvërnec? Balla e thotë në VENDIMIN në mes të Parlamentit Europian…

08/07/2026
Nuk ka më dyshime! Mark Rutte e KONFIRMON lajmin në krah të Ramës: Në Shqipëri…
BOTA

Nuk ka më dyshime! Mark Rutte e KONFIRMON lajmin në krah të Ramës: Në Shqipëri…

08/07/2026
LAJMI I FUNDIT/ Samiti i NATO-s në Shqipëri drejt anulimit, çfarë ndodhi…
BOTA

LAJMI I FUNDIT/ Samiti i NATO-s në Shqipëri drejt anulimit, çfarë ndodhi…

08/07/2026
Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr “vëmendjen” në Samitin e NATO-s
BOTA

Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr “vëmendjen” në Samitin e NATO-s

08/07/2026
Dështon protesta e “Zvërnecit”/ Taulant Balla tallet keq: Ju thashë…
BOTA

Dështon protesta e “Zvërnecit”/ Taulant Balla tallet keq: Ju thashë…

07/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Demokratët i sulmojnë biznesin/ Gjergj Luca “shpërthen” keq: Vetëm sa na…
TË TJERA

Demokratët i sulmojnë biznesin/ Gjergj Luca “shpërthen” keq: Vetëm sa na…

09/07/2026
Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan
BOTA

Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan

09/07/2026
Nis hakmarrja/ Merr fund rumpalla e Zvërnecit! Policia bën LËVIZJEN e fundit…
AKTUALITET

Nis hakmarrja/ Merr fund rumpalla e Zvërnecit! Policia bën LËVIZJEN e fundit…

09/07/2026
Karburantet shtrenjtojnë çmimet në Shqipëri, ja me sa po tregëtohet nafta…
BOTA

Korriku nis me kaos! Lajm i keq dhe goditje e fortë, çmimi i NAFTËS po…

09/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A ke ndryshuar mendjen për të dhënë DORËHEQJEN? Rama nga Italia tregon VENDIMIN…

09/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Protesta kundër resortit amerikan/ Edi Rama për mediat Italiane: Nuk kam frikë nga…

09/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!