Tuesday, October 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Koncerti i Kanye West/ Ditmir Bushati kritika të forta qeverisë: Vendi përballet me probleme…

by Rilindje
12/07/2026
in TË TJERA
Koncerti i Kanye West/ Ditmir Bushati kritika të forta qeverisë: Vendi përballet me probleme…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me debatin e krijuar pas koncertit që mbajti reperi amerikan Kanye West në Tiranë, ku nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë.

Në nëj postim në Facebook, Bushati shkruan se Shqipëria ka nevojë si për protesta, ashtu edhe për koncerte dhe se debati i ngritur mes tyre, është përçarës dhe nuk i shërben interesit publik.

Ish-ministri shkruan se koncertet janë të rëndësishme, por nuk mund të zëvendësojnë mesazhin që japin protestat qytetare.

Ndërsa më tej, ish-ministri nuk ka lëbë pa kritikuar qeverinë, për të cilën thekson në postimin e tij se paratë duhet shpenzuar për aegëtim, në kohën kur vendi përballet me probleme ekonomike dhe sociale.

Postimi i plotë i Bushatit:

SHQIPTARËT VENDIMMARRËS, JO SPEKTATORË

Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë se është më e mira për ta. Debati i stisur mes protestës dhe koncertit është përçarës dhe joproduktiv. Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte.

Dritat dhe hareja e një koncerti zgjasin pak, krahasuar me protestat disa javore që i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Një imazh, që pasqyron shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë e lufton me dinjitet për vendin e vet.

Shqetësues është fakti që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin. Protesta që filloi si zemërim për aksesin në tokë e plazh dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore është shndërruar në një frymë më të madhe që ka të bëjë me thelbin e demokracisë. Në atë se kush e si duhet të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë.

Pyetjet nuk duhet të shtrohen nëse je me koncertin apo me protestën, pasi janë dy anë dhe jo dy pole, siç duan t’i trajtojnë brigadat digjitale.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje kanë lidhje me thelbin e sistemit qeverisës që duam të ndërtojmë: Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale? Pse shqiptarët duhet t’i japin miliona euro një kompanie private dhe një një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit? Edhe sa kohë do ta trajtojmë kulturën si spektakël?

Në këto kushte, përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit merr rëndësi përtej koncertit dhe emrit të artistit. Pasi zbulon një model të vjetëruar qeverisës.

NGA KATEGORIA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

Për herë të parë në vend! Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË për familjet shqiptare…

27/10/2026
Dalin DETAJE/ Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta…
EDI RAMA

Kryeministri nuk u ndahet protestuesve! Rama që në mëngjes vendos…

27/10/2026
“Jam i tronditur”/ Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës, i shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen! Asnjë…
BOTA

“Jam i tronditur”/ Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës, i shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen! Asnjë…

27/10/2026
Arlind Qori bën “llogaritë” për largimin e Edi Ramës, zbulon dy skenarët…
POLITIKË

Arlind Qori bën “llogaritë” për largimin e Edi Ramës, zbulon dy skenarët…

27/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!