Saturday, August 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ndryshojnë rregullat/ Taksistët në Shqipëri do detyrohen të…

by Rilindje
15/08/2026
in AKTUALITET
Ndryshojnë rregullat/ Taksistët në Shqipëri do detyrohen të…

Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për pasagjerët. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren zyrtare dhe tashmë në fuqi, taksistët duhet t’i nënshtrohen një kursi përpara pajisjes me “Dëshminë e Taksistit”.

Konkretisht në udhëzim thuhet, se të interesuarit për të punuar në këtë shërbim, duhet të sigurojnë “Dëshminë e taksistit” nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPSHTRR-së mbasi të kenë ndjekur një kurs formimi për taksistë, me kohëzgjatje 12 orë dhe të jenë shpallur fitues të një testimi ku të demonstrojnë aftësitë e tyre.

Sipas udhëzimit, “Dëshmia e Taksistit” është dokument që vërteton se drejtuesi zotëron njohuri të mjaftueshme për kryerjen e shërbimit me mjete taksi dhe është pjesë përbërëse e dokumenteve për efekt licencimi në transportin e udhëtarëve me taksi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të shërbejë si qendër trajnimi për kandidatë që kërkojnë të pajisen me “Dëshmi Taksisti”.

Për marrjen e Dëshmisë, drejtuesi i autoveturës taksi duhet të ndjekë programin e trajnimit të detyruar dhe t’i nënshtrohen një provimi.

Trajnimi përfshin tema që lidhen me rregulloret dhe licencat; Sigurinë rrugore dhe emergjencat; Shërbimin ndaj klientëve; Gjeografinë dhe navigimin; Menaxhimin e mjetit; Aspektet ekonomike dhe fiskale dhe Etikën profesionale.

Testimi i njohurive teorike realizohet pranë DRSHTRR-ve, me kompjuter në programin elektronik të testimit për “Dëshmi Taksisti”. Testi i provimit gjenerohet nga kompjuteri për çdo provë në mënyrë të rastësishme dhe përbëhet nga 30 pyetje të formuluara rreth temave të programit. Për t’u shpallur fitues i provimit, aplikanti duhet të ketë dhënë të paktën 27 përgjigje korrekte nga 30 gjithsej. Kohëzgjatja e testimit të njohurive është 30 minuta.

Afati i vlefshmërisë së Dëshmisë së Taksistit është 5 vjet. Në këtë rast, DPSHTRR-ja, para regjistrimit për kursin e formimit për taksistë për lëshimin, për herë të parë ose rinovimin e dëshmisë, i kërkon drejtuesit të automjetit taksi certifikatën mjekësore që vërteton që është i aftë nga pikëpamja mjekësore dhe psikologjike për kryerjen e veprimtarisë përkatëse, dëshminë e penalitetit, si dhe të mos ketë masë administrative aktive për pezullim apo heqje të leje drejtimit.

NGA KATEGORIA

“Hapen mbi 1200 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…
AKTUALITET

“Hapen mbi 1200 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…

15/08/2026
Pas 2 vitesh punë/ Refuzohet filmi i Leonard Bombajt, letër të hapur Ramës: “Ka marifetçinj që…
AKTUALITET

Pas 2 vitesh punë/ Refuzohet filmi i Leonard Bombajt, letër të hapur Ramës: “Ka marifetçinj që…

15/08/2026
Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon…
AKTUALITET

Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon…

15/08/2026
E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga qyteti…
AKTUALITET

E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga qyteti…

14/08/2026
40 hetues të rinj për BKH-në, SPAK bën shpalljen publike: Kush…
AKTUALITET

40 hetues të rinj për BKH-në, SPAK bën shpalljen publike: Kush…

14/08/2026
“Tërbohet” moti/ Kjo nuk pritej! Ja “plas” stuhia e shiut, shkatërron gjithçka në qytetin…
AKTUALITET

“Tërbohet” moti/ Kjo nuk pritej! Ja “plas” stuhia e shiut, shkatërron gjithçka në qytetin…

14/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Hapen mbi 1200 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…
AKTUALITET

“Hapen mbi 1200 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…

15/08/2026
Pas 2 vitesh punë/ Refuzohet filmi i Leonard Bombajt, letër të hapur Ramës: “Ka marifetçinj që…
AKTUALITET

Pas 2 vitesh punë/ Refuzohet filmi i Leonard Bombajt, letër të hapur Ramës: “Ka marifetçinj që…

15/08/2026
Josif Gorrea i Divjakës rrëfen çfarë ndodhi në takimin ku kryeministri nxori jashtë dy kryebashkiakë: Rama e la bisedën…
POLITIKË

Josif Gorrea i Divjakës rrëfen çfarë ndodhi në takimin ku kryeministri nxori jashtë dy kryebashkiakë: Rama e la bisedën…

15/08/2026
Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon…
AKTUALITET

Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon…

15/08/2026
Ndryshojnë rregullat/ Taksistët në Shqipëri do detyrohen të…
AKTUALITET

Ndryshojnë rregullat/ Taksistët në Shqipëri do detyrohen të…

15/08/2026
E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga qyteti…
AKTUALITET

E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga qyteti…

14/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!