Sunday, November 8, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Do të marrë fund trafiku! Firmosen dy kontratat për autostradën e shumëpritur…

by Rilindje
16/08/2026
in AKTUALITET
Do të marrë fund trafiku! Firmosen dy kontratat për autostradën e shumëpritur…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e dy fazave të para të bypass-it të Elbasanit, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për një prej segmenteve që do të lidhë autostradën Tiranë-Elbasan me Korridorin VIII.

Të dyja kontratat janë lidhur më 28 korrik 2026 dhe kanë një afat zbatimi prej 24 muajsh, me përfundim të parashikuar në korrik 2028.

Për fazën e parë, kontrata është nënshkruar me kompaninë “2 T”, me një vlerë prej rreth 2.13 mld lekësh pa TVSH, apo rreth 2.56 mld lekë me TVSH. Ndërkohë, faza e dytë do të ndërtohet nga kompania “Salillari”. Kontrata ka një vlerë prej 1.8 mld lekësh pa TVSH, apo 2.16 mld lekë, me TVSH. Në total, dy kontratat arrijnë në rreth 3.93 mld lekë pa TVSH, apo 4.72 mld lekë, me TVSH.

Dy fazat përfshijnë ndërtimin e rrugës lidhëse mes aksit Tiranë–Elbasan dhe Korridorit VIII, në një segment rreth 4 km të gjatë që përbën pjesë të bypass-it të Elbasanit. Traseja nis përpara rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe përfundon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik.

Investimi synon të reduktojë ngarkesën e trafikut në hyrje-daljet e autostradës Tiranë-Elbasan, veçanërisht në zonën e Bradasheshit, e cila prej vitesh është një prej pikave më problematike për qarkullimin e automjeteve.

Bypass-i i Elbasanit është pjesë integrale e Korridorit VIII dhe do të krijojë lidhjen ndërmjet dy segmenteve kryesore që janë aktualisht në zhvillim, Elbasan-Lekaj dhe Elbasan-Qafë Thanë. Sipas dokumenteve të projektit, realizimi i tij pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit, të lehtësojë trafikun në qytetin e Elbasanit dhe të përmirësojë sigurinë rrugore.

Investimi i plotë për bypass-in është përfshirë edhe në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027-2029, ku projekti vlerësohet me një kosto totale prej rreth 240 mln euro.

Tags: Do të marrë fund trafiku! Firmosen dy kontratat për autostradën e shumëpritur...Trafiku

NGA KATEGORIA

Investim gjigant! Po vjen super autostrada/ Qeveria Rama: Shkurtohet rruga nga Tirana drejt…
AKTUALITET

Investim gjigant! Po vjen super autostrada/ Qeveria Rama: Shkurtohet rruga nga Tirana drejt…

08/11/2026
Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Vendoset gjoba e parë 5 milionë lekë, kush dënohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Vendoset gjoba e parë 5 milionë lekë, kush dënohet…

08/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta stomatologu i njohur…

08/11/2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…
AKTUALITET

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…

07/11/2026
VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”
AKTUALITET

VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”

07/11/2026
Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…
AKTUALITET

Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…

07/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Investim gjigant! Po vjen super autostrada/ Qeveria Rama: Shkurtohet rruga nga Tirana drejt…
AKTUALITET

Investim gjigant! Po vjen super autostrada/ Qeveria Rama: Shkurtohet rruga nga Tirana drejt…

08/11/2026
“Do të përjashtoj nga PS”/ Takimi 30-minutësh “kokë më kokë” i Ramës me Braçen, çfarë ndodhi brenda zyrës…
POLITIKË

A do të kandidojë Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës? Deputeti habit me deklaratën dhe zbulon çfarë kërkon…

08/11/2026
Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Vendoset gjoba e parë 5 milionë lekë, kush dënohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Vendoset gjoba e parë 5 milionë lekë, kush dënohet…

08/11/2026
Përfundon numërimi i votave/ Historike në PD! Kush bëhet gruaja e parë në krye të degës në qytetin…
POLITIKË

Përfundon numërimi i votave/ Historike në PD! Kush bëhet gruaja e parë në krye të degës në qytetin…

08/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Rregullore e re/ Ministrja e Qeverisë me “dorë të hekurt”, masa NDALUESE për punonjësit…

08/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta stomatologu i njohur…

08/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!