Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Territorialja parashikon shkrirjen e Maliqit me Korçën, REAGON për herë të parë Gëzim Topçiu: Po përgatis një…

by Rilindje
18/08/2026
in POLITIKË
Territorialja parashikon shkrirjen e Maliqit me Korçën, REAGON për herë të parë Gëzim Topçiu: Po përgatis një…

Ka reaguar për herë të parë në lidhje me propzimin e socialistëve për reformën territoriale, kreu i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. Sipas këtij drafti të propozuar, kujtojmë se Maliqi, bashkohet me Korçën.

Kreu socialist i Maliqit, është shprehur se ende nuk e ka të qartë mënyrën e funksionimit të kësaj reforme, duke shtuar se ai është duke përgatitur një material në lidhje me çështjen të cilin do ta dërgojë në Kuvend. Ai theksoi se nuk dihet ende se çfarë do të sjellë konkretisht reforma dhe cilat do të jenë pasojat për statusin apo kompetencat, financat apo investimet e bashkive që parashikohen të shkrihen.

Sipas tij, bashkimi me Korçën nuk përbën domosdoshmërisht problem, nëse shërbimet publike mbeten pranë qytetarëve dhe nuk vështirësohet marrja e tyre.

Reagimi i Gëzim Topçiut:

“Ende unë jam i paqartë për atë çfarë do të ndodhë në kuptimin çfarë do të ndryshojë në qoftë se do të miratohet kjo reformë e re, cila do të jetë statusi i qyteteve tona, i bashkive tona, i kompetencave, i financave, i investimeve. Problematikat janë të gjera dhe kjo nuk mund të thuhet me një po e me një jo.

E kur unë këtë e kam si merak në vetvete, llogarit si mund ta kenë qytetarët, si mund ta kenë njerëzit e thjeshtë, prapë po i shikojmë. Nga ana tjetër më vjen mirë që edhe opozita është pro apo është kundër bashkimit apo shkrirjes, që do të thotë i jep edhe ajo një plus për punën tonë. Dhe kjo është për t’u për t’u ndjerë mirë që bashkia, institucioni edhe me problematikat, me hallat, me ato çfarë ndodhin në territor, paska punuar mirë.

Megjithatë, vizioni që qeveria, parlamenti, zotëruesit po shikojmë, ndoshta e shikojnë në një prizëm tjetër që, në fakt, projektvendimi e thotë me nocione, me fjali, por nuk e shtjellon, pasi kjo reformë nuk kërkon vetëm një ndryshim ligjor për efekt të asaj çfarë fola me këtë projektligj i cili ka shkuar në parlament, por kërkon ndryshime të tjera ligjore në ligjin e pushtetit vendor, financat vendore, në kompetencat që duhet të kenë qytetet. Pasi flitet për 15 qytete dhe nuk janë pak, e midis tyre Maliqi edhe Divjaka janë dy qytete goxha me peshë, me popullsi të konsiderueshme, që vetëm me censusin e fundit Maliqi ka rreth 31 mijë banorë nga 65 mijë e kusur që ka në gjendjen civile. Që do të thotë që flasim për një komunitet goxha të gjerë, me një bashki me shtrirje goxha të madhe edhe të gjitha këto unë tashmë jam duke i përgatitur për t’i çuar një material Kuvendit të Shqipërisë me të gjitha ato çfarë unë mendoj për këtë reformë administrative. Nuk është kaq e thjeshtë.

Mua më kanë pyetur qytetarë të ndryshëm, media të ndryshme, rrjete sociale të ndryshme: Cili është mendimi juaj? Edhe unë e kam thënë, unë e kam shprehur njëherë mendimin tim që në komision, në grupin komisionin parlamentar, i cili në atë moment nuk është se kishte hedhur ide për bashkime, për shkrirje e të tjera e të tjera, por flitej vetëm në parim mbi reformën. Më kanë pyetur dhe unë patjetër që kam qenë kundra shkrirjes apo bashkimit të bashkisë, se ka dy nocione. Nocioni që materiali i vjen në projektligj nuk është shkrirje, por është bashkim, dhe kanë nxjerrë edhe një nocion tjetër që të jemi të saktë edhe me projektligjin. Projektligji i propozuar parashikon që Bashkia Maliq të bashkohet me Bashkinë Korçë, dhe organizimi i brendshëm propozohet të kalojë nga bashki në njësi administrative që jemi sot, në bashki, qytet dhe njësi administrative. Domethënë projektligji parashikon që qyteti i Maliqit të ketë një organizim siç e ka pasur me njësitë administrative. Njësitë administrative të Maliqit nuk do të varen nga Korça, por do të varen përsëri nga Maliqi. Nuk do të ketë kryetar bashkie, por do të ketë një zëvendëskryetar funksional.

Se ndonjëherë flitet sikur ne si të themi pro, thonë e bëjnë për veten e tij si të thuash kundra, qajnë hallin e karriges tyre. Për mua nuk duhet parë bashkia, pozicioni, ky organizim si një moment që duhet të qajmë hallin e një kryetari bashkie. Por unë mendoj që duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve venë më afër, sa u zgjidhen më lehtë, sa Maliqi do të ecë jo me këtë ritëm që ka ecur tani po do të ecë më mirë, sa investime do të marrim më shumë, sa do t’u shërbejë qytetarëve. Domethënë koncepti është shumë i gjerë”

NGA KATEGORIA

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!