Televizioni “Euronews Albania” ka arritur të sigurojë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku humbën jetën çifti i ri dhe një i mitur 15 vjeç.
Sipas konkluzioneve të ekspertëve, të nxjerra nga videoja, automjeti, në momentet para aksidentit, ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej rreth 114 km/orë.
Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes rezulton se, në momentin e marrjes së kthesës, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Fillimisht, goma e parë në krahun e pasagjerit ka goditur bordurën, duke bërë që automjeti të humbiste më tej stabilitetin.
Pas përplasjes me bordurën, makina është përmbysur dhe më pas ka shkuar zvarrë rreth 40 metra, deri në ndalimin e saj.
Ndërkohë, dy te plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Shiko videon më poshtë:












