Saturday, October 24, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

by Rilindje
22/08/2026
in TË TJERA
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

Verës po i vjen fundi por plazhet janë ende plot me pushues që kanë zgjedhur fundin e gushtit për të kaluar ditë qetësie përpara se të nisin shtatorin e vrullshëm. Plazhi i Qeparoit, midis Borshit dhe Porto Palermos, ofron gjithçka që duhet për pushime të qeta e plot gjallëri në të njëjtën kohë.

Plazhi piktoresk me detin e kaltër dhe majat e maleve përreth, me fshatrat që duken nga larg në shpate, me infrastrukturën e hoteleve, shtëpive pritëse, lokaleve e restoranteve buzë detit përgjatë një shëtitoreje të këndshme ka tërhequr edhe këtë verë plot pushues.

Ujërat kristal që vende-vende janë të ftohta nga burimet e shumta që derdhen në det përgjatë plazhit, kombinuar me bregun me guralecë që shndërrohet në rërë të imët pak më në thellësi, janë ftesë e bukur për ditët e nxehta. Por, ndërkaq, plazhi dhe qyteza e pushimeve e ngritur mbi të, ka edhe mjaft tërheqje të tjera.

Në pjesën e fundit të plazhit ka disa gjire të vogla shumë të bukura tek të cilët mund të notosh ose të zbresësh përmes shkëmbinjve. Shtëpitë e ngritura mbi shpat, hotelet dhe mjediset e tjera të pushimit të gjitha të bardha kontrastojnë me të gjelbrën e ullinjve të shumtë, të verdhën e fiqve të detit, kaltërsinë e ujërave dhe majat e zverdhura nga vera të maleve përreth.

Gjiri i Këndesave, siç e njohin vendasit, ofron vende të përshtatshme për pushime private, me plazhe të vegjël rrethuar nga shkëmbinjtë.

Shtëtitorja buzë detit ofron gjithçka për pushime relaksuese ndërsa pushuesit mund të lënë plazhin për të ngrënë drekën apo për të pirë një kafe vetëm disa hapa larg. Plazhi është goxha i madh në krahasim me gjiret e tjera të Rivierës, ndërsa më poshtë dallohet vija bregdetare e Borshit, plazhi më i madh i zonës.

Kalaja e Porto Palermos, shumë afër Qeparoit, fshati i vjetër me shtëpitë e bardha njëra pas tjetrës me zbritje në det dhe plazhet e afërta krijojnë mundësi për aktivitete të shumta kulturore dhe eksploruese përtej detit.

Më pak i zhurmshëm se plazhet e mëdha fqinje, ideal për familjarë dhe pushues që kërkojnë relaks, Qeparoi ka pritur këtë verë më mijëra pushues, vendas dhe të huaj.

Shëtitorja e Qeparoit, e përfunduar në vitin 2015, e ka shndërruar gjirin në qytezë të vërtetë pushimesh ndërsa investimet kanë vijuar për të rritur standardet e saj si një zonë pedonale mesdhetare.

Pasditeve ndërsa dielli nis të varet mbi det, shëtitorja merr ngjyra të tjera dhe gjallëri sikundër edhe fshati më sipër ku dyqanet, supermarketet, furrat e bukës, pastiçeritë apo shërbimet e tjera mbushen me njerëz. Të gjithë pasi kanë pushuar zbresin sërish në det për të kaluar mbrëmjet e ngrohta verore.

NGA KATEGORIA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Protesta e studentëve po “shkund” Tiranën, Bajram Begaj bën gjestin e papritur…
TË TJERA

Protesta “paralizon” Tiranën/ 3 personalite të larta! Kush i shkon në zyrë Presidentit Begaj…

21/10/2026
Gjimnazistët gati për “luftë”, shkatërrojnë gjithçka tek Pazari i Ri, asnjë efektiv në rrugë
TË TJERA

Studentët i sfiduan me “unfollow”, si VIP-at shqiptarë u frikësuan dhe reaguan me shpejtësi: Po na…

19/10/2026
ANALIZA/ Armand Shkullaku: Kush po e çon vendin drejt përplasjes civile
TË TJERA

ANALIZA/ Armand Shkullaku: Kush po e çon vendin drejt përplasjes civile

19/10/2026
“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: E gjithë familja ime është në emigrim…
TË TJERA

“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: E gjithë familja ime është në emigrim…

16/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Mesazhi i fortë i kryepolicit, Skënder Hita letër të hapur efektivëve: Keni…
AKTUALITET

Priten trazira në protestë? Si asnjeherë më parë, Policia bën këtë gjë…

24/10/2026
Sot priten “trazira” në protestën “studentore”? Edi Rama befason me gjestin që në mëngjes…
EDI RAMA

Sot priten “trazira” në protestën “studentore”? Edi Rama befason me gjestin që në mëngjes…

24/10/2026
Kush i kërkoi punësimin e djalit? Dash Sula nxjerr “live” MESAZHIN që i dërgoi Ramës…
EDI RAMA

Kush i kërkoi punësimin e djalit? Dash Sula nxjerr “live” MESAZHIN që i dërgoi Ramës…

24/10/2026
ZHVILLIM I FUNDIT/ Edi Rama nuk ndalet! Kryeministri nesër takim “urgjent” me…
EDI RAMA

Urdhëri i Ramës/ Të tjera DORËHEQJE, largohen 3 drejtues… (EMRAT)

24/10/2026
E TRISHTË/ Këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshë të re (FOTO+EMRI)
SHOWBIZ

E TRISHTË/ Këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshë të re (FOTO+EMRI)

24/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!