Sunday, August 30, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Çfarë do të ndodhë në sezonin e ri? Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve…

by Rilindje
30/08/2026
in EDI RAMA
Çfarë do të ndodhë në sezonin e ri? Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve…

Kryeministri Rama mblodhi sot drejtuesit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit. Dreka e punës ishte vijimi i mbledhjeve që kryesocialisti ka bërë me ministra dhe drejtues të partisë për strategjinë e re të Partisë Socialiste për sjelljen me qytetarët para zgjedhjeve vendore.

“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë patëm një diskutim të dobishëm për organizimin e pranisë besnike, metodologjinë e Besës dhe sistemin e ri të Pasqyrë Albania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale kryeministri Rama.

Në dokumentin e paraqitur theksohet se nuk është sfidë vetëm beteja për faktet, por lufta për perceptimin e realitetit. Sipas socialistëve, kurrë nuk ka qenë më e vështirë të dallohet se çfarë duhet besuar dhe, në leksionet e tyre të brendshme, spikasin tre pika, sipas të cilave një manipulim mund të ushqehet nga një pakënaqësi e vërtetë, një ndjenjë mund të kthehet në fakt nga përsëritja dhe një pakicë e zhurmshme mund të duket si shumicë.

Ky dokument është prezantuar edhe nga drejtuesit politikë në qarqe të tjera gjatë ditës së sotme. Takimi i Tiranës vjen një ditë pasi, nga paraburgimi, kryebashkiaku Erjon Veliaj la Bashkinë e Tiranës pa një kryetar të komanduar, duke ia hequr këtë kompetencë nënkryetares Anuela Ristani.

Për Bashkinë e Tiranës ka nisur një debat në radhët e socialistëve se kush do të jetë kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet e vitit 2027. Përpos Gerta Manastirliut, emri i së cilës u propozua nga Edi Rama shtatorin e shkuar, është vetëofruar edhe Erjon Braçe.

Deputeti i Tiranës vazhdimisht bën thirrje për një proces gare brenda partisë për të zgjedhur kandidatin që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në bashkinë më të madhe në vend.

NGA KATEGORIA

Takimi me deputetët/ Rama zbardh detaje nga mbledhja: Hap për…
EDI RAMA

Takimi me deputetët/ Rama zbardh detaje nga mbledhja: Hap për…

29/08/2026
Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Kryeminstri Rama shkon në periferi me…
EDI RAMA

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Kryeminstri Rama shkon në periferi me…

29/08/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
EDI RAMA

LAJM I MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, sa miliona merr Shqipëria…

29/08/2026
S’ka qetësi në kampin socialist/ Rama sot kryen një tjetër LËVIZJE urgjente…
EDI RAMA

S’ka qetësi në kampin socialist/ Rama sot kryen një tjetër LËVIZJE urgjente…

29/08/2026
E bujshme/ Rama zbulon LËVIZJEN ditën e parafundit të vitit: Nesër në orën…
EDI RAMA

Për arsye sigurie/ Rama zhvendos vendin e takimit me ministrat, çfarë po ndodh?!

28/08/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
EDI RAMA

Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…

28/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Kush hedh mbeturinat në rrugë e pëson keq/ ARRSH “lëshon” paralajmërimin…
AKTUALITET

Kush hedh mbeturinat në rrugë e pëson keq/ ARRSH “lëshon” paralajmërimin…

30/08/2026
Çfarë do të ndodhë në sezonin e ri? Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve…
EDI RAMA

Çfarë do të ndodhë në sezonin e ri? Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve…

30/08/2026
Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri do futet platforma e re, bileta…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Tërmet i fortë “shkund” jugun e Shqipërisë, ja magnituda dhe epiqendra…

30/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Mjekësia shqiptare në zi, sëmundja e rëndë i merr jetën doktoreshës…

29/08/2026
Takimi me deputetët/ Rama zbardh detaje nga mbledhja: Hap për…
EDI RAMA

Takimi me deputetët/ Rama zbardh detaje nga mbledhja: Hap për…

29/08/2026
Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Kryeminstri Rama shkon në periferi me…
EDI RAMA

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Kryeminstri Rama shkon në periferi me…

29/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!