Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Kush hedh mbeturinat në rrugë e pëson keq/ ARRSH “lëshon” paralajmërimin…

by Rilindje
30/08/2026
in AKTUALITET
Kush hedh mbeturinat në rrugë e pëson keq/ ARRSH “lëshon” paralajmërimin…

Hedhja e mbetjeve nga automjetet do të ndëshkohet me gjobë deri në 200 mijë lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar shoferët dhe udhëtarët se çdo rast i ndotjes së rrugëve do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe do të pasohet me masa ndëshkuese.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH bën të ditur se, në bazë të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, personat që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin ato përgjatë rrjetit rrugor mund të gjobiten nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë.

Institucioni paralajmëron gjithashtu se në ditët në vijim kontrollet do të intensifikohen në të gjithë rrjetin rrugor. ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të përdorë kamerat inteligjente për të identifikuar automjetet dhe personat që hedhin mbetje nga makinat.

Sipas ARRSH-së, qëllimi i këtyre masave është parandalimi i ndotjes së rrugëve dhe mbajtja e hapësirave publike të pastra, veçanërisht në një periudhë kur në rrugët e vendit ka një numër të lartë udhëtarësh dhe turistësh.

“Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash”, thekson ARRSH, duke shtuar se hedhja e një shisheje, qeseje apo çdo mbetjeje tjetër nga automjeti përbën shkelje të ligjit.

Institucioni sqaron se rastet do të dokumentohen përmes kamerave, ndërsa automjeti dhe personi që kryen shkeljen do të identifikohen për t’u vendosur më pas masa përkatëse administrative.

ARRSH u bën apel qytetarëve që mbetjet t’i mbajnë në automjet dhe t’i hedhin në vendet e përcaktuara, duke theksuar se ekipet e mirëmbajtjes janë çdo ditë në terren për pastrimin e rrugëve, por ndotja e përsëritur nga qytetarët e vështirëson këtë proces.

“Kush ndot, paguan”, është mesazhi i ARRSH-së, e cila paralajmëron zero tolerancë.

NGA KATEGORIA

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!