Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Berisha në SHBA, ish-ministri i Drejtësisë vë në pikëpyetje vizitën: A do ta…

by Rilindje
01/09/2026
in POLITIKË
Berisha në SHBA, ish-ministri i Drejtësisë vë në pikëpyetje vizitën: A do ta…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar debatin në lidhje me marrjen e vizës nga kryedemokrati Sali Berisha për në SHBA, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump.

Manjani shkruan se vizita e Berishës për në Shtetet e Bashkuara, nuk sjell asgjë për vendin tonë dhe marrëdhëniet me aleatin strategjik.

Sipas tij, edhe debati që Berisha shkoi në SHBA për arsye shëndetësore ose politike, është i pavlerë. Gjithashtu Manjani shkruan se i vetmi kuriozitet i tij është nëse policia kufitare amerikane do t’i njohë vizën që i ka dhënë konsullata e vet në Tiranë kreut të PD-së Sali Berisha.

“Është njoftuar se Sali Berisha do të udhëtojë këto ditë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në një event politik të republikanëve në Teksas. Nuk kam ndër mend t’i hyj debatit nëse iu hoq apo jo “non grata”, nëse mori apo jo vizë, apo nëse ajo vizë u dha për arsye shëndetësore apo politike. Më duket një debat pa asnjë vlerë. Po aq pa vlerë dhe e pakuptimtë sa ishte shpallja “non grata” e një politikani që në atë kohë nuk mbante më asnjë funksion shtetëror e as politik, po aq i pakuptimtë sa ndëshkimi diplomatik i një superfuqie ndaj partisë kryesore opozitare të një vendi të vogël, që lufton për mbijetesë politike.

Nuk kam qenë kurrë dakord me këtë qasje. As Berisha, as Partia Demokratike dhe, në përgjithësi, asnjë politikan shqiptar nuk është njohur ndonjëherë si armik i politikës amerikane. Përkundrazi, problemi ynë ka qenë gjithmonë i kundërt sepse kemi pasur politikë dhe politikanë tepër vasalë ndaj Amerikës. As në mendim nuk kemi politikanë kërcënues të saj. Prandaj ndërhyrjet amerikane në politikën shqiptare, përmes “non gratave”, më janë dukur gjithmonë të padrejta dhe krejtësisht joproporcionale.

Por këtë argument po e lë mënjanë. E kam përmendur edhe herë të tjera dhe nuk dua të përsëris veten. Ajo që më tërheq vëmendjen sot është diçka tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike po shkon të marrë pjesë në një aktivitet të republikanëve amerikanë, pikërisht në një moment kur, sipas shumicës së sondazheve në SHBA, Partia Republikane atje po përballet me një rënie serioze elektorale dhe me një klimë të vështirë politike. Me pak fjalë, Berisha po udhëton nga gropa elektorale e Partisë së Tij Demokratike drejt gropës elektorale të aleatëve të tij amerikanë, që dhanë një vizë.

Tani, shkon për shkëmbim përvoje mbi humbjet, apo për një qokë politike mes humbësish, nuk e di ta them. Por për diçka të kësaj natyre duket se po mundohet tashmë 82 vjeçari Berishë deri matanë.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, se kjo vizitë nuk ngjall asnjë pritshmëri politike për Shqipërinë. Nuk sjell ndonjë zhvillim të ri në marrëdhëniet me SHBA, nuk ndryshon asgjë në opozitën shqiptare dhe nuk prodhon ndonjë interes publik real.

Ndoshta i vetmi kuriozitet që ngjallet është krejt praktik: a do ta njohë policia kufitare amerikane vizën që i ka dhënë konsullata e vet në Tiranë? Kaq. Pjesa tjetër është më shumë spektakël rrjetesh sociale sesa politikë.

Për mua do të kishte qenë shumë më interesante skenari që, Berisha ta merrte vizën dhe t’i thoshte Amerikës: “Nuk vij. Pas gjithçkaje që më bëtë mua dhe opozitës politike të një vendi vasal ndaj, nuk e shkel më tokën tuaj.”

Ky do të ishte një akt me peshë politike, qoftë edhe simbolike. Por ky skenar nuk duket se i ka kaluar ndonjëherë në mendje. Ndaj, deri në provën e së kundërtës, kjo vizitë më ngjan më shumë si një qokë humbësish sesa si një fitore politike. Si një vizitë turistike, me justifikim mjeksor-politik, nëpër gropat elektorale të njëri-tjetrit. Rrugë të mbarë. Por, për të thënë të vërtetën, republikanët sot duken në hall për vete“, shkruan Manjani.

NGA KATEGORIA

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!