Thursday, October 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ahmetaj i dërgon mesazh Edi Ramës: I ke bërë llogaritë gabim me mua, s’ta merr mendja që…

by Rilindje
08/09/2026
in POLITIKË
Ahmetaj i dërgon mesazh Edi Ramës: I ke bërë llogaritë gabim me mua, s’ta merr mendja që…

Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në arrati, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë akuzave dhe presionit që sipas tij është ushtruar ndaj tij dhe familjes së tij.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj ka mohuar çdo përfshirje në procesin e inceneratorëve, duke deklaruar se nuk ka qenë pjesë e as vlerësimit dhe as përcaktimit të tyre. Sipas tij, emri i tij nuk rezulton në dosjet që mund të shërbenin për ta lidhur me përgjegjësi penale në këtë çështje.

Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se hetimet dhe akuzat ndaj tij dhe familjes janë të inskenuara politikisht dhe se në këtë proces ka pasur edhe ndërhyrjen e ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Përballë kësaj situate, ish-zëvendëskryeministri ka bërë të qartë se nuk ndihet i frikësuar dhe se do të përdorë çdo rrugë ligjore për të mbrojtur familjen e tij.

“I ke bërë llogaritë gabim me mua….”, thotë Ahmetaj, në mesazhin e tij dërguar Ramës.

Në rrëfimin e tij, Ahmetaj ka folur edhe për telefonatat që ka marrë nga ish-kolegë dhe persona pranë Partisë Socialiste, të cilët sipas tij e kanë paralajmëruar për rrezikun dhe i kanë kërkuar të tërhiqet.

“Ti ke guxuar të dalësh dhe të thuash që po të isha unë prokuror dhe gjyqtar, se ty nuk të ka marrë mendja që unë nuk e llogaris veten time, unë do ndjek çdo lloj rruge ligjore për familjen time. Ky i ka bërë llogaritë gabim me mua. Unë nuk mbahem as për trim, por për familjen time, për fëmijët e mi, mendoj që prej guri dhe prej çeliku do të bëhem dhe s’kam frikë fare. Më kanë marrë qindra vetë edhe nga GP i PS: “O vëlla, por shiko se rreziku, kërcënimi…” I thashë një ish-mikut tim: “Mos guxo ti biesh telefonit.” Ju e keni zakon t’i referoheni gjërave që nuk na rruhet, mua më dhemb vetja, familja dhe Shqipëria, e PS. Nuk e llogaris veten as për trim”, tha Ahmetaj.

NGA KATEGORIA

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026
Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…
POLITIKË

Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…

29/09/2026
Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…
POLITIKË

Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…

01/10/2026
Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…
EDI RAMA

Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…

30/09/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Ndryshon “ligji”/ Kryeministri Rama tregon si NDRYSHON gjithçka: Kush dënohet nën 5 vite burg…

30/09/2026
Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….
BOTA

Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….

30/09/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Presidentja e KE takohet sot me Ramën/ Protestuesit dalin me njoftim URGJENT: Të…

30/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!