Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 10 ditë nga seancat dhe komisionet parlamentare për 8 deputetë të tjerë të PD-së.
Socialistët kërkuan përjashtim për: Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët shkaktuan kaos dhe bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin normal te seances parlamentare.
Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesë drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Ndërsa deputetët Bardhi dhe Nallbati, sipas PS, kanë artikuluar fjalë fyese drejtuar kryetares së Kuvendit.












