Friday, September 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Belinda Ballukut/ Tjetër zbulim i papritur…

by Rilindje
09/09/2026
in POLITIKË
SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Belinda Ballukut/ Tjetër zbulim i papritur…

Prokuroria e Posaçme Anit-korrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri të tjera në zonën e Palasës.

Detaje të reja janë bërë publike nga hetimi i SPAK ndaj ministres Belinda Balluku, ku prokuroria dyshon për një lidhje mes një tenderi publik dhe investimeve të kryera në një vilë në kompleksin “Green Coast”, në Palasë.

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, duke bërë të ditur se nga veprimet hetimore, metodat speciale të hetimit dhe provat dixhitale janë evidentuar fakte të reja penale në ngarkim të deputetes Belinda Balluku.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se ka siguruar prova të reja që lidhen me tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës dhe një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të cilën SPAK pretendon se është pasuri faktike e fshehur nga Belinda Balluku.

● Çfarë njofton SPAK?

“Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, dyshohet se ka marrë përsipër punime për përfundimin e vilës, me një vlerë të parashikuar nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, kompania e Abazit ka qenë pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me një fond limit prej rreth 2.35 miliardë lekësh pa TVSH.

SPAK dyshon se në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku ka ndikuar në favorizimin e kësaj kompanie gjatë procedurës së prokurimit dhe se investimet në vilë mund të kenë qenë përfitim në këmbim të këtij favorizimi”.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK ka marrë të pandehur Belinda Balluku për dyshime lidhur me procedurat e prokurimit publik. Hetimi përfshin disa tendera të zhvilluar gjatë kohës kur ajo mbante poste drejtuese./ Gazeta Shqip

NGA KATEGORIA

Sulmi/ Kush deputet i opozitës e mbështeti? Iris Luarasi e zbulon: Mora vetëm një mesazh…
POLITIKË

Sulmi/ Kush deputet i opozitës e mbështeti? Iris Luarasi e zbulon: Mora vetëm një mesazh…

10/09/2026
Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, lëvizje SURPRIZË në Tiranë/ Takim “kokë më kokë”…
POLITIKË

Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, lëvizje SURPRIZË në Tiranë/ Takim “kokë më kokë”…

10/09/2026
Edi Rama pranon mungesën e Veliajt, jep lajmin e mirë për banorët e Tiranës: Do përfundojë…
POLITIKË

Edi Rama pranon mungesën e Veliajt, jep lajmin e mirë për banorët e Tiranës: Do përfundojë…

10/09/2026
Ilir Meta i kyçur nga bota dhe i “harruar” në qeli, Komiteti i Helsinkit letër burgut: Pse nuk po…
POLITIKË

Ilir Meta i kyçur nga bota dhe i “harruar” në qeli, Komiteti i Helsinkit letër burgut: Pse nuk po…

10/09/2026
“Plas” brenda PS, Braçe befason Ramën! Shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur…
POLITIKË

Braçe i çon mesazh Edi Ramës: Tirana duhet të “shkëputet” nga qeveria…

09/09/2026
Luarasi u sulmua nga aktivistet, deputetet e PS “ngrenë zërin”: Të merren masa! Policia…
POLITIKË

Luarasi u sulmua nga aktivistet, deputetet e PS “ngrenë zërin”: Të merren masa! Policia…

09/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Sulmi/ Kush deputet i opozitës e mbështeti? Iris Luarasi e zbulon: Mora vetëm një mesazh…
POLITIKË

Sulmi/ Kush deputet i opozitës e mbështeti? Iris Luarasi e zbulon: Mora vetëm një mesazh…

10/09/2026
Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…
AKTUALITET

Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…

10/09/2026
Berisha tha se u takua me zyrtarin e Drejtësisë Amerikane, por Trump e shkarkoi 3 javë më parë
BOTA

Berisha tha se u takua me zyrtarin e Drejtësisë Amerikane, por Trump e shkarkoi 3 javë më parë

10/09/2026
PPE miratoi rezolutën e PD për zgjedhjet, reagon Rama: Alibia e humbjes ka filluar
EDI RAMA

Vendim i bujshëm! Edi Rama jep lajmin e madh: Do japim 4000 mijë…

10/09/2026
Kallëzojnë ministrin Malaj, por dosja mund të përfundojë “në shtëpinë” e tyre! Kush janë 2 nga denoncuesit…
AKTUALITET

Kallëzojnë ministrin Malaj, por dosja mund të përfundojë “në shtëpinë” e tyre! Kush janë 2 nga denoncuesit…

10/09/2026
Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, lëvizje SURPRIZË në Tiranë/ Takim “kokë më kokë”…
POLITIKË

Sali Berisha prej ditësh në Amerikë, lëvizje SURPRIZË në Tiranë/ Takim “kokë më kokë”…

10/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!