Ka ndërruar jetë Albert Karriqi, profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit Tirana.
Prof. Dr. Albert Karriqi ka shërbyer edhe si deputet i Kuvendit Popullor në legjislaturën e vitit 1991.
Lajmin e trishtë e konfirmojnë të afërmit dhe miqtë e profesorit, të cilët ende nuk e besojnë largimin e tij. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Lëvizjen Olimpike dhe Sportive shqiptare, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e nderoi me “Urdhrin Olimpik”.













