Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke rritur çmimin e naftës dhe benzinës.
Sipas vendimit të ri duke nisur nga sot, ora 18:30, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, nga 205 lekë që ishte një ditë më parë, duke shënuar rritje me 5 lekë.
Edhe benzina ka pësuar një rritje me 1 lekë, nga 164 lekë në 165 lekë për litër. Ndërsa gazi për automjetet do te tregtohet me 71 lekë për litër.












