Gjatë ditës së 106-të të protestës kundër qeverisë, disa protestues kanë pikasur ish-zv/kryeministren Belinda Balluku teksa po shoqërohej nga një grua dhe po i drejtohej automjetit të saj.
Protestuesit e kanë ndjekur për disa metra, duke iu drejtuar Ballukut me thirrje në kor: “O hajdute!”, “Rama në burg, Belinda në burg!”.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, në një moment i drejtohen edhe me thirrjen: “O hajdute, te cila vilë do të shkosh?”.
Situata zgjat për pak çaste, ndërsa Balluku vijon drejt automjetit të saj e shoqëruar nga gruaja tjetër. Në momentin që makina largohet, protestuesit reagojnë sërish me brohoritje.












