Thursday, September 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…

by Rilindje
17/09/2026
in POLITIKË
Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, udhëtoi një ditë më parë drejt Korçës ku dhe zhvilloi një takim me qytetarët sa i përket reformës së re territoriale. Por pas këtij takimi, kryeministri, i shoqëruar nga djali i tij i madh, Greg Rama, vizitoi Malin e Shenjtë në Greqi.

Vizita në Shtetin Athonit është bërë publike nga media greke “Orthodoxia News Agency”, e cila ka publikuar edhe pamje nga qëndrimi i kryeministrit shqiptar në Manastirin e Madh të Vatopedit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Shtetin Athonit dhe Manastirin e Shenjtë të Madh të Vatopaidit dje, të mërkurën, më 16 shtator 2026”, thuhet ndër rreshta në artikullin e kësaj medie.

Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku

I shoqëruar nga Greg Rama, kryeministri mbërriti në portin e Dafnës ku fillimisht zhvilloi një takim me Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadhis Stefanis. Më pas, ai iu drejtua Manastirit të Madh të Vatopedit, ku u prit nga igumeni, Jerond Efremi Vatopedini.

Mësohet se gjatë kësaj vizite Rama është shprehur i impresionuar nga arkitektura e manastirit dhe pikturat, duke shfaqur admirimin e tij për trashëgiminë artistike dhe shpirtërore të Vatopedit. Ai thuhet se e kaloi natën në Manastirin e Madh të Vatopedit dhe u largua prej andej mëngjesin e sotëm.

Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku

Vizita në Athos vjen menjëherë pas takimit në Korçë, ku foli për rishikimin e hartës administrativo-territoriale të Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar në teatrin “Andon Zako Çajupi”, në fokus ishte veçanërisht e ardhmja e Bashkisë Maliq dhe propozimet për riorganizimin e njësive vendore në juglindje të vendit. Rama foli po ashtu edhe për të ardhmen e Bashkive Devoll dhe Kolonjë, ku deklaroi se pas reformës së re territoriale, këto dy bashki pritet të shkrihen në vitin 2031, duke u përfshirë në një riorganizim të mëtejshëm të hartës vendore.

Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku

 

NGA KATEGORIA

Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…
POLITIKË

Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…

17/09/2026
Dënimi “skandaloz” në Hagë/ Kuvendi i Shqipërisë bën gjestin epik dhe ka një thirrje…
POLITIKË

Dënimi “skandaloz” në Hagë/ Kuvendi i Shqipërisë bën gjestin epik dhe ka një thirrje…

17/09/2026
Ç’po ndodh brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të PS?! Erion Braçe dëgjohet të ngrejë zërin, kërkesa e tij…
POLITIKË

Ç’po ndodh brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të PS?! Erion Braçe dëgjohet të ngrejë zërin, kërkesa e tij…

17/09/2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Taulant Balla me lot në sy: Ky nuk…
POLITIKË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Taulant Balla me lot në sy: Ky nuk…

16/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…

15/09/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
POLITIKË

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…

15/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Në të gjithë Shqipërinë!”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë nesër…
EDI RAMA

“Në të gjithë Shqipërinë!”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë nesër…

17/09/2026
Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…
POLITIKË

Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…

17/09/2026
E FUNDIT/ Agjentët e BKH-së zbarkojnë në Kuvend, raportohet për sekuestrim
AKTUALITET

E FUNDIT/ Agjentët e BKH-së zbarkojnë në Kuvend, raportohet për sekuestrim

17/09/2026
U dënua me 25 vite burg, reagon për herë të parë Hashim Thaçi! Thirrje qytetarëve të Kosovës…
BOTA

U dënua me 25 vite burg, reagon për herë të parë Hashim Thaçi! Thirrje qytetarëve të Kosovës…

17/09/2026
Diaspora shqiptare mblidhet në SHBA në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
BOTA

Diaspora shqiptare mblidhet në SHBA në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

17/09/2026
Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…
POLITIKË

Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…

17/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!