Detaje të reja janë mësuar nga shtrimi në spital i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit.
Mësohet se incidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe Erion Veliaj ka shkuar edhe në një spital privat në Tiranë për të bërë grafi dhe për ta vendosur këmbën në allçi, ku ka rezultuar se ai e ka thyer këmbën.
Mbetet për t’u parë nëse Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale apo do të ketë një procedurë të thjeshtë.
Kjo nuk është hera e parë që Veliaj transportohet në një spital gjatë kohës që ndodhet në qeli. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe pas disa orësh u rikthye në qeli nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë.












