Në fjalën e mbajtur për mediat, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri me dije se negociatat për Kapitullin e 20-të “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” po ecin me hapa goxha të shpejtë, ndërsa bëri me dije se sot do të mbyllet kapitulli i katërt.
“Sot do të mbyllim kapitullin e katër dhe ka mbetur dhe së paku dyfish, që pritet të jetë shifra për këtë vit. Por le të shohim.”, tha Rama për mediat.
I pyetur se sa kohë duhet që të bëjë realitet për shqiptarët ëndrrën europiane, Rama tha se procesi i integrimit po shkon siç duhet duke theksuar se nuk jep dot shifra të saktë për momentin.Ndërsa bëri me dije se deri në fund të këtij viti synohet të mbyllet gati dyfishin e kapitujve.
Pjesë nga intervista:
Edi Rama: Synojmë të mbyllim dhe më shumë kapituj dhe jam shumë i bindur se sa i takon palës sonë do të jemi plotësisht gati.
Pyetja: Deri në fund të këtij viti sa kapituj do të mbyllen?
Rama: Nuk them dot shifra por sot do të mbyllim kapitullin e katër, ka mbetur dhe së paku dyfish, që pritet të jetë shifra për këtë vit. Por le të shohim.












