Përshkallëzohet situata, protestuesit futen brenda biznesit pranë qendrës dhe thyejnë xhamat, djegin orenditë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo u ka leshuar urdhër të prerë drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin masa për lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Sipas porosisë së ministrit Demo, studentët duhet të jenë të lirë për t’u kthyer nesër në auditore dhe për të vijuar normalisht procesin mësimor.
Ministri Demo ka dhënë udhëzime edhe për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë tubimeve, duke kërkuar që ky mjet të përdoret vetëm në raste ekstreme.
Ministri thekson se policia ka detyrimin të garantojë rendin dhe sigurinë publike, por njëkohësisht çdo ndërhyrje e saj duhet të jetë në përputhje me ligjin.












