Wednesday, October 14, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“S’ka mësim”/ Nuk ndalet protesta studentore, të rinjtë “shtojnë forcat”, “paralizohet” Tirana…

by Rilindje
14/10/2026
in POLITIKË
“S’ka mësim”/ Nuk ndalet protesta studentore, të rinjtë “shtojnë forcat”, “paralizohet” Tirana…

Do të mbahet sërish sot protesta studentore e radhës, para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00, ndërsa mësohet se studentëve të Tiranës do iu bashkohen dhe ata të Elbasanit e të Durrësit.

Protestuesit kanë ndarë dhjetëra postime në rrjet, pas mbylljes së protestës së djeshme, ku pavarësisht përshkallëzimit të djeshëm situatës, bëhet thirrje publike që të gjithë të bashkohen sërish në Rrugën e Durrësit.

Ndërsa është njoftuar që secili prej të pranishmëve të pajiset me maska, pasi është e pritshme që policia të ndërhyjë sërish me gaz dhe spray djegës.

“Të gjithë te Ministria nesër, ftoni të gjithë ata që njihni dhe mos të dorëzohemi. Pajisuni me maska dhe ujë fiziologjik sepse duhen në rast se policia përdor gaz, ushqehuni mirë dhe dalim të protestojmë të gjithë bashkë për të ardhmen tonë.”, shkruhet në njoftimin e ndarë nga aktivistja Arvina Lleshi.

Ndërkohë, mëngjesi i kësaj të mërkure ka gjetur auditoret e fakulteteve të boshatisura pasi studentët kanë bojkotuar mësimin. Studentët e mjekësisë raportohet se do të protestojnë ditën e sotme përballë QSUT, ndërsa deri në këto momente që raportojmë bëhet me dije se ata kanë bllokuar disa nga akset rrugore që të lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet.

Boshatisjeve të bankave të shkollës nga studentët, u janë bashkuar dhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” të cilët mësohet se kanë refuzuar që të futen në mësim.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka njoftuar sot, se në sajë të përshkallëzimit të protestës së djeshme janë vënë në pranga 16 persona si dhe janë proceduar penalisht 49 të tjerë.

Teksa studentët shpërndajnë njoftimet e tyre në rrjet duke synuar që të shumëfishojnë numrin e protestuesve, një ditë pas tubimit të dhunshëm, orët e para të ditës së sotme kanë gjetur Ministrinë e Arsimit me xhama të thyera, mure të shkruara me mesazhe nga studentët, ndërsa një pjesë e mirë e trotuarit të Rrugës së Durrësit është pa kangjella dhe pllaka.

NGA KATEGORIA

Një ditë pas protestës së studentëve/ Rama papritur ANULON mbledhjen me socialistët, çfarë pritet…
POLITIKË

Një ditë pas protestës së studentëve/ Rama papritur ANULON mbledhjen me socialistët, çfarë pritet…

14/10/2026
Rama apo Berisha? Nëse zgjedhjet zhvillohen sot, sondazhi zbulon FITUESIN…
POLITIKË

Tirana mes kaosit dhe protestës, zbulohet DATA e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

14/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Ministri Ervin Demo reagon me URGJENCË për protestën…
POLITIKË

LAJMI I FUNDIT/ Ministri Ervin Demo reagon me URGJENCË për protestën…

13/10/2026
Guxim i JASHTËZAKONSHËM! Protestuesit futen në Bashkinë e Tiranës dhe i vënë zjarrin…
POLITIKË

Guxim i JASHTËZAKONSHËM! Protestuesit futen në Bashkinë e Tiranës dhe i vënë zjarrin…

13/10/2026
Trotuaret të prishur dhe tulla në mes të rrugës/ Taulant Balla i përgjigjet protestuesve: Këta janë…
POLITIKË

Trotuaret të prishur dhe tulla në mes të rrugës/ Taulant Balla i përgjigjet protestuesve: Këta janë…

13/10/2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…
POLITIKË

Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…

13/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“O pi** ro*sh”/ E papritur! Studentët përzënë Edi Palokën, e shtyjnë dhe e qëllojnë me…
AKTUALITET

“O pi** ro*sh”/ E papritur! Studentët përzënë Edi Palokën, e shtyjnë dhe e qëllojnë me…

14/10/2026
Arrestimet nuk i trembin studentët, nisin tensionet para Ministrisë, befason Policia…
AKTUALITET

Arrestimet nuk i trembin studentët, nisin tensionet para Ministrisë, befason Policia…

14/10/2026
“S’ka mësim”/ Nuk ndalet protesta studentore, të rinjtë “shtojnë forcat”, “paralizohet” Tirana…
POLITIKË

“S’ka mësim”/ Nuk ndalet protesta studentore, të rinjtë “shtojnë forcat”, “paralizohet” Tirana…

14/10/2026
Një ditë pas protestës së studentëve/ Rama papritur ANULON mbledhjen me socialistët, çfarë pritet…
POLITIKË

Një ditë pas protestës së studentëve/ Rama papritur ANULON mbledhjen me socialistët, çfarë pritet…

14/10/2026
VIDEO/ Ministrja viziton Ledionin, efektivët i thyen këmbën mbrëmë, 19-vjeçari e rithotë: Nuk…
AKTUALITET

VIDEO/ Ministrja viziton Ledionin, efektivët i thyen këmbën mbrëmë, 19-vjeçari e rithotë: Nuk…

14/10/2026
Rama apo Berisha? Nëse zgjedhjet zhvillohen sot, sondazhi zbulon FITUESIN…
POLITIKË

Tirana mes kaosit dhe protestës, zbulohet DATA e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

14/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!