Studentët janë rikthyer pranë filialit të institucionit “IUTE CREDIT” në fillim të Rrugës së Durrësit dhe i kanë vënë zjarrin filialit. Dje, ata shkrumbuan dokumentet e këtij subjekti privat i denoncuar përgjatë viteve si zhvatës i shqiptarëve, ndërsa sot i kanë vënë flakën.
Të revoltuar, ata duket se nuk falin zhvatësit e shqiptarëve, duke hedhur sende të forta e mjete prioteknike në filialin dykatësh. Për rreth 30 minuta, gjithçka është bërë shkrumb e hi, ndërsa asnjë shërbim zjarrfikës nuk ka shkuar aty.
Deri tani, nuk ka informacion të plotë mbi vlerën e dëmeve të shkaktuara në filialin e “IuteCredit” apo nëse është arritur të merren para nga bankomati, sepse dje një protestues ka tentuar të hapë pajisjen automatike të dhënies së parave.
Skandalet me mikrokeditë në vendin tonë janë një problem alarmant, të denoncuar prej kohësh nga persona të ndryshëm, të cilët kanë shkuar deri në vetëvrasje pasi nuk ka marrë zgjidhje pas rënies pre e mashtrimeve nga personazhe e banka të ndryshme.
IuteCredit është dëbuar nga Kosova, ndërsa në Shqipëri vazhdon aktivitetin duke dhënë kredi. “Iute” dhe guackat e saj hetohen në Evropë për mashtrime dhe pastrim parash në lidhje direkte me oligarkun rus Oleg Boyko, në Shqipëri nuk ka asnjë që shqetësohet.












