Protestuesit kanë thyer derën e kryesisë së Kuvendit duke hyrë brenda godinës dhe duke u ngjitur në shkallët që të çojnë drejt sallës qëndrore të këtij institucioni.
Mediat raportojnë se protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe kanë tentuar t’i vënë edhe zjarrin. Por, ndërhyrja e policisë ka neutralizuar gjithçka duke i bërë që të largohen nga aty drejt Kryeministrisë.
Prej disa orësh, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta, ndërsa situata është përshkallëzuar me kalimin e kohës. Protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt institucioneve, ku janë shënuar edhe incidente dhe dëmtime të ambienteve.
Hyrja e tyre në godinën e Kryesisë së Kuvendit shënon një tjetër zhvillim të tensionuar të protestës, e cila ka zhvendosur vëmendjen te siguria e institucioneve dhe përmasat që ka marrë tubimi në kryeqytet.












