Bordi i Transparencës, i njohur dhe si Bordi i Karburanteve, ka dalë këtë të martë me çmimet e reja për naftën dhe benzinën, duke reflektuar një ulje të lehtë për të disatën herë radhazi, pas paqes së brishtë në Lindjen e Mesme.
Gjatë mbledhjes, Bordi i Transparencës vendosi që benzina do të shitet jo më shumë se 167 lekë për litër.
Ndërsa nafta do të shitet jo më shumë se 208 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga sot në orën 13:45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












