Një situatë vërtet komike kjo që shfaqet në video për deputetin e PD, Klevis Balliu, i cili është marrë në krahë nga një grup protestuesish dhe është hedhur në lumin e Lanës.
Për t’i shpëtuar dhunës, Klevis Balliu e ka çarë Lanën tejpërtej me këmbë dhe është ngjitur në anën tjetër të saj. Në video dëgjohen protestuesit që i thonë: “Ku shkon, ore?”, duke menduar se do të përpiqej të dilte sërish nga ana ku e kishin hedhur.
Në video, Klevis Balliu shihet duke dalë me vështirësi dhe ne menyre qesharake nga Lumi Lana, dhe duket sa e “dashuron” populli deputetin besnik të Sali Berishës.
Klevis Balliu pasi ka kaluar mes ujit të lumit, ka ikur me vrap në anë tjetër të Lanës që t’iu shpëtojë protestuesve.












