Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e se shtunes në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke dalë nga rruga si pasojë e goditjes së fortë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, nuk dihet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të dy automjetet janë dëmtuar thuajse plotësisht. Dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështia në rrugë.












