Qeveria shqiptare ka vendosur të blejë dy automjete të reja ujëhedhëse të cilat përdoren gjatë tubimeve dhe protestave për të shpërndarë turmat.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi publikon pamjet nga Rinasi teksa shprehet që qeveria Rama ka marrë vendimin për të blerë dy autobot uji që do t’i perdore per protesten e dhunshme studentore.
“Në këtë video të regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, dallohen 2 makina uji që kanë mbërritur në shërbim të çmendurisë së Kryeministrit më të korruptuar në Europë, për të mbajtur me çdo kusht karrigen. Është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën”, shkruan Belind Këlliçi.
Në 7 ditë protestë, Policia e Shtetit është gjendur përballë vështirësive të mëdha, e patrajnuar për të reaguar ndaj turmave të tilla, ndërsa mjetet teknike si makinat ujëhedhëse, kanë qenë të pamjaftueshme.












