Tuesday, October 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…

by Rilindje
20/10/2026
in AKTUALITET
“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…

Dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore, janë shkaktuar në ambientet e Gjykatës së Lartë nga zjarri gjatë protestave të 17 tetorit 2026.

Për këtë arsye, seancat gjyqësore do të shtyhen, me përjashtim të çështjeve urgjente, deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe vlerësimit të gjendjes së dokumentacionit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se situata e krijuar ka ndikuar në kushtet për zhvillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, duke e bërë të domosdoshme marrjen e masave për evidentimin e dëmeve dhe garantimin e integritetit të dosjeve.

“Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.

Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit.

Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.

Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.

Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë. Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

NGA KATEGORIA

E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…
AKTUALITET

“Rumpalla” e studentëve/ I vunë “flakën” Tiranës, Gjykata befason me vendimin për protestuesit…

20/10/2026
LAJM I MIRË! Rama flet me shifra: Sa do të rriten rrogat për këtë kategori…
AKTUALITET

“U krye!”/ Mbi 42 mijë qytetarë marrin LAJMIN E MIRË nga Drejtoria e Tatimeve…

20/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Mblidhen 769 pedagogët të protestojnë, e pabesueshme kush ndodhet mes tyre…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Mblidhen 769 pedagogët të protestojnë, e pabesueshme kush ndodhet mes tyre…

20/10/2026
Tirana nën “luftë”/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama të hënën niset drejt…
AKTUALITET

Protestat e “zjarrta” dhe “presioni” i Ramës! Mësuesit shqiptarë marrin vendimin e papritur…

20/10/2026
Qetësia totale! Merr fund “rumpalla” e studentëve. Çfarë ndodhi me protestën, pamjet e pazakonta…
AKTUALITET

Qetësia totale! Merr fund “rumpalla” e studentëve. Çfarë ndodhi me protestën, pamjet e pazakonta…

19/10/2026
Mesazhi i fortë i kryepolicit, Skënder Hita letër të hapur efektivëve: Keni…
AKTUALITET

Mesazhi i fortë i kryepolicit, Skënder Hita letër të hapur efektivëve: Keni…

19/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqipëri dhe sulmon Edi Ramën
BOTA

Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqipëri dhe sulmon Edi Ramën

20/10/2026
E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…
AKTUALITET

“Rumpalla” e studentëve/ I vunë “flakën” Tiranës, Gjykata befason me vendimin për protestuesit…

20/10/2026
Studentë e pedagogë i kthyen përmbys karriget e “dialogut”, REAGON me shpejtësi Rama: Duan…
EDI RAMA

Studentë e pedagogë i kthyen përmbys karriget e “dialogut”, REAGON me shpejtësi Rama: Duan…

20/10/2026
“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…
AKTUALITET

“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…

20/10/2026
I kërkoi Ramës të hapë rrugën, Spiropali nuk shkon në mbledhjen e Grupit të PS! Ja “porosia” e kryeministrit
POLITIKË

I kërkoi Ramës të hapë rrugën, Spiropali nuk shkon në mbledhjen e Grupit të PS! Ja “porosia” e kryeministrit

20/10/2026
“T’i themi gjërat hapur…”, zv kryeministrja Albana Koçiu ka dy fjalë për protestën
POLITIKË

“T’i themi gjërat hapur…”, zv kryeministrja Albana Koçiu ka dy fjalë për protestën

20/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!