Ndryshe nga orët e para të ditës së sotme, situata para Kryeministrisë paraqitet krejt ndryshe pasditen e sotme.
Numri i protestuesve është ulur dukshëm, ndërsa përballë godinës së Kryeministrisë kanë mbetur vetëm disa prej tyre, te cilet qendrojne ne qetesi. Protestuesit sot shfaqen të qetë, pa tensionet dhe përplasjet që shoqëruan protestën gjatë paradites.
Kontrasti mes dy momenteve të ditës është i dukshëm: Nga përplasjet e orëve të para te një prani e pakët dhe e qetë e studentëve në orët e pasdites. Mesa duket protesta e dhunshme mori fundi, ndersa paraditen e sotme kryeministri Edi Rama me tone të larta paralajmeroi se kush student dhunon policine nuk do te perfitoje arsim te larte shtetëror falas.
Gjithashtu paraditen e sotme, Rama paralajmëroi se kush mësues merr pjesë në protesta te dhunshme do të pushohen nga puna dhe nuk do të kenë vend te punojne në institucionet arsimore shtetërore.












