Pasi dha votën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ish-presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, është shprehur se do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve cilat do qofshin ato me shpresën që zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Ndërkaq, votimi është mbyllur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kësaj të diele, një ditë e cila u shoqërua me radhë të gjata votuesish, sulme ndaj mbështetësve të studentëve dhe prani të shtuar të policisë në Beograd.
Teksa numërimi i votave prej më shumë se një ore është në vijim, mësohet se Lëvizja Studentore ka arritur të grumbullojë 45.3% të votave, ndërsa partia e Vuçiç grumbullon 42.5% të votave. Aktualisht duket se Lëvizja Studentore e ka mposhtur.
Ndërkaq, Partia Socialiste e Serbisë e drejtuar nga Daçiç aktualisht numëron 3.7% të votave, ndërsa “Koalicioni Shqiptar” 0.6% duke siguruar kështu dy ulëse në Kuvend.
Megjithatë numërimi po vijon dhe mbetet për t’u parë nëse do të kemi apo jo një përmbysje të rezultatit.












