Tuesday, October 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ideologu i Putinit propagandë kundër BE, ‘ftesë’ e papritur: Shqiptarët dhe Serbia të bëhet bashkë…

by Rilindje
20/10/2026
in BOTA
Ideologu i Putinit propagandë kundër BE, ‘ftesë’ e papritur: Shqiptarët dhe Serbia të bëhet bashkë…

Aleksandr Dugin, ideologu i Vladimir Putinit, i cili duket se po ndjek protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, ka hedhur një ide që bie ndesh me aspiratën e vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

“Serbët dhe shqiptarët duhet të luftojnë së bashku kundër globalistëve të BE-së”, shkruan ai në rrjetin X.

Deklarata vjen në një moment kur Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave me BE dhe është një prej 4 vendeve që do të marrë një udhërrëfyer të posaçëm për procesin e anëtarësimit.

Nga ana tjetër, Serbia nuk bën pjesë në këto 4 vende dhe nuk ka hapur asnjë grupkapitull negociatash që prej dhjetorit 2021 për shkak se nuk ka harmonizuar politikat e saj me BE.

Serbia është një prej vendeve që ende mban lidhje me Rusinë, pavarësisht sanksioneve të shumta që vendet e BE kanë aplikuar.

Në një tjetër reagim, Dugin është përpjekur të ndjekë parimin “përça dhe sundo” duke shfrytëzuar pluralizmin fetar.

“Shqiptarët janë indoevropianë (ilirë). Janë një popull me karakter shumë të fortë. Shumë prej tyre janë të krishterë ortodoksë. Islami i tyre ka rrënjë të thella në traditën mistike dhe gnostike të sufizmit”, thotë teologu.

Në Shqipëri, veç të krishterëve ortodoksë, ka edhe një numër të konsiderueshëm katolikësh. Gjithashtu, veç sufizmit që u përket bektashinjve, ka edhe shumë besimtarë myslimanët sunni. Në deklaratën e tij, Dugin i përjashton degët e tjera të besimit, të cilat bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën.

Ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka folur për ndikime të huaja në protestë duke u shprehur se Rusia është ndër përfitueset kryesore.

“Nuk është aspak rastësi që ‘babai’ ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin, del dhe përshëndet kombin shqiptar”, tha kryeministri.

Alexander Dugin është një filozof dhe ideolog ultranacionalist rus, i njohur për teorinë e tij euroaziatike dhe për qëndrimet e forta kundër Perëndimit. Në librin e tij “The Foundations of Geopolitics”, botuar në vitin 1997, ai argumentonte për rindërtimin e ndikimit rus përmes aleancave, aneksimeve dhe dobësimit të rendit perëndimor. Për këtë arsye ai është përshkruar shpesh si “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, me një ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e Presidentit rus.

NGA KATEGORIA

Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqipëri dhe sulmon Edi Ramën
BOTA

Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqipëri dhe sulmon Edi Ramën

20/10/2026
“Më vjen turp që po hesht BE-ja!”/ Eurodeputetja holandeze ngre ALARMIN për protestën në Shqipëri…
BOTA

“Më vjen turp që po hesht BE-ja!”/ Eurodeputetja holandeze ngre ALARMIN për protestën në Shqipëri…

19/10/2026
“Jep dorëheqjen”/ Kandidati Austriak i bën propozimin e papritur Edi Ramës: Hajde këtu merr azil politik…
BOTA

“Jep dorëheqjen”/ Kandidati Austriak i bën propozimin e papritur Edi Ramës: Hajde këtu merr azil politik…

18/10/2026
Studentët duan “dorëheqjen” e Ramës/ SHBA “thyen heshtjen”, ja çfarë thotë…
BOTA

Studentët duan “dorëheqjen” e Ramës/ SHBA “thyen heshtjen”, ja çfarë thotë…

18/10/2026
Jehonë në SHBA për protestat në Shqipëri! Kongresmeni Amerikan del me mesazh të fortë
BOTA

Jehonë në SHBA për protestat në Shqipëri! Kongresmeni Amerikan del me mesazh të fortë

17/10/2026
“Jep dorëheqjen deri në mesditë, ose ndryshe…”, studentët i vendosin ultimatum Edi Ramës
BOTA

Studentët i “vunë flakën” Tiranës/ Vjen reagimi i bujshëm nga OKB-ja: Duhet…

17/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protestat nuk ndalen! Edi Rama largohet nga Shqipëria: Zbulohet ku do shkojë…
POLITIKË

Protestat nuk ndalen! Edi Rama largohet nga Shqipëria: Zbulohet ku do shkojë…

20/10/2026
Ideologu i Putinit propagandë kundër BE, ‘ftesë’ e papritur: Shqiptarët dhe Serbia të bëhet bashkë…
BOTA

Ideologu i Putinit propagandë kundër BE, ‘ftesë’ e papritur: Shqiptarët dhe Serbia të bëhet bashkë…

20/10/2026
Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqipëri dhe sulmon Edi Ramën
BOTA

Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqipëri dhe sulmon Edi Ramën

20/10/2026
E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…
AKTUALITET

“Rumpalla” e studentëve/ I vunë “flakën” Tiranës, Gjykata befason me vendimin për protestuesit…

20/10/2026
Studentë e pedagogë i kthyen përmbys karriget e “dialogut”, REAGON me shpejtësi Rama: Duan…
EDI RAMA

Studentë e pedagogë i kthyen përmbys karriget e “dialogut”, REAGON me shpejtësi Rama: Duan…

20/10/2026
“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…
AKTUALITET

“Janë djegur dosje gjyqësore”/ Zjarri në Gjykatën e lartë, pezullohen të gjitha gjyqet: Do të…

20/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!