Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga rruga e re në hyrje të Durrësit e cila tranformohet me një pamje model të në vendi në Bashkimin Europian.
Teksa publikon videon, Rama thotë se në Durrës merr fund problemi shumëvjeçar i përmbytjeve.
“DURRËS 😍 Transformimi rrënjësor i portës hyrëse 👷👷♀️🏗️ Rruga me trotuare të reja, korsi biçikletash, ndriçim modern, sinjalistikë dhe gjelbërim, së bashku me një sistem të ri të kanalizimeve të ujërave të shiut, që i jep zgjidhje një problemi shumëvjeçar të përmbytjeve në hyrje të qytetit“, shkruan Rama.











