Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në betejën për kallëzimin e “Nesti Angonit”.
Kolegji Penal zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt.
Kryebashkiaku kërkon shfuqizimin e vendimit datë 08.05.2026, për mosfillimin e procedimit penal. Ai kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore.
Sipas verifikimeve zyrtare të përmendura në kallëzim, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile. Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet.












