Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjeros dhe Ilir Mëngrës, si dhe emërimin e Etleva Bishës në funksionin e nënkryetares së Bashkisë.
Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të konsoliduar politik dhe profesional. Një nga themelueset e FRESH-it dhe me një angazhim shumëvjeçar në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e proceseve të reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë Erion Veliaj.
Gjatë viteve të fundit, Bisha ka forcuar më tej profilin e saj si eksperte e qeverisjes vendore, përmes bashkëpunimit me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.
Emërimi i saj në këtë detyrë bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.












